Kosovë, mediat flasin për një dorëheqje të afërt të Jabllanoviçit

Postuar në 28 Janar, 2015 19:38

Mediat në Kosovë flasin për një dorëheqje të afërt të ministrit Aleksandër Jabllanoviç. I vënë në qendër të vëmendjes pas deklaratave të tij për protestusit shqiptarë në Gjakovë, që reaguan ndj mbërritjes së disa pelgrinëve serbë me rastin e krishtlindjeve ortodokse, Jabllanoviç ka provokuar edhe protesta. Të cilat duhet thënë se kanë si temë kryesore Trepçën dhe dialogun me Serbinë. Për këto arsye, mediat kosovare shkruajnë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësimi tij, Hashim Thaçi, i kanë kërkuar dorëheqjen Jabllanoviçit. Ky i fundit nuk ka pranuar të komentojë, por po dje, edhe përfaqësuesi i Zyrës serbe për Kosovën në Beograd, Gjuriç, la të kuptonte se Jabllanoviç mund të largohet. Mediat thonë se për këtë çështje ka edhe investim nga faktorë ndërkombëtarë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.