Projektligji për Arsimin e Lartë. Kthehet mesatarja në shkollat e mesme, ndryshon mënyra e hyrjes në universitete

Ministria e Arsimit ka nisur diskutimet me universitetet të Projektligjit të ri për Arsimin e Lartë, ku ndër të tjera parashikohet edhe ndryshimi i sistemit të vlerësimit për maturën dhe hyrjen e të rinjve në universitete.
Sipas gazetës “Shekulli”, ky ndryshim pasqyrohet në nenin 77, pika 1 i cili citon se pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kritetin e notës mesatare, të përcaktuar çdo vit me udhëzim të Ministrisë së Arsimit.
Në relacionin e projektligjit thuhet se kriteret e aplikimit për vijimin e studimevetë ciklit të parë apo atyre të integruara të ciklit të dytë i ofrhen çdo individi që ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm dhe që ka siguruar një prag minimal të rezultateve, përcaktimi i të cilave bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.
l.m
Add new comment