Arkiv-Lajme

Aleko Mihali i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë flet për mënyrat e marrjes së lejes: Drejtoria e Zbulimit dhe SHIU janë përgjegjës

Postuar në 31 Janar, 2015 07:11

Pas ngjarjes së Spanjës ku një pilot i Forcave të Armatosura të Shqipërisë u përfshi në trafik droge, në Shqipëri kanë lindur shumë pyetje mbi ushtrinë.  I ftuar në në Top Channel, tek “Revista Televizive e Mbrëmjes”, Aleko Mihali, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median në Aleancën Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, foli mbi mënyrat e marrjes së lejes nga ushtarakët, kontrollin ndaj tyre gjatë kësaj periudhe, si dhe për rekrutimin në ushtri.

Gazetari Matoshi: “Frustrimet në Kosovë, shkak i gjendjes së rëndë sociale dhe mungesës së shtetit ligjor”

Postuar në 31 Janar, 2015 05:12

“Gazeta Express” boton qëndrimin e gazetarit dhe publicistit kosovar Halil Matoshi, lidhur me ngjarjet më të fundit në Kosovë. Sipas tij, “frustrimet dhe eskalimet në Kosovë mund të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe mungesës së sundimit të shtetit ligjor. Unë shoh në një të ardhme eskalim të vërtetë të gjendjes për shkak të korrupsionit të madh, për shkak të mos sundimit të ligjit dhe për shkak të mjerimit ekonomik.

Vendi përfshihet nga bora, shirat dhe erërat e forta. Në veri mungon energjia, zona të tjera rrezikohen nga përmbytjet

Postuar në 31 Janar, 2015 04:51

Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta e kanë çuar në pikën kritike lumin e Vjosës, që rrezikon të përmbytë zonë ne Novoselës. “Ora News” raporton sipas korrespondentit të saj se ka qenë kreu i komunës Novoselë në Vlorë ai që ka dhënë alarmin se brenda një orë mund të gjenden nën ujë fshatrat Fitore dhe Bishan. Burimet lokale thonë se është mbledhur Shtabi i Emergjencave për të marrë masat për të shmangur këtë kërcënim që vjen nga lumi Vjosa që rrezikon një numër të madh banorësh.

Kosovarët braktisin vendin, jetojnë në stalla bagëtish në Francë. Arsyeja: Papunësia

Postuar në 31 Janar, 2015 04:35

Migrimi i kosovarëve muajt e fundit ka qenë një problem vërtet shqetësues për shtetin e Kosovës. Disa mbledhje urgjente të qeverisë kanë kërkuar ta parandalojnë këtë gjë, por nuk ia kanë arritur qëllimit. Arsyeja se përse qindra kosovarë po lënë çdo ditë vendin e tyre është bërë pjesë e emisionit televiziv në “France 3” me një reportazh të detajuar. Vetëm të premten në mbrëmje, më 30 janar 2015, në stacionin e autobusëve në Prishtinë afro 800 kosovarë kishin prerë biletat për t’u larguar fillimisht drejt Serbisë e më pas drejt vendeve të BE.

Sergio Matarella pranë fitores së presidencës italiane. Raundi i katërt, Berluskoni refuzon të votojë

Postuar në 31 Janar, 2015 04:04

Mediat italiane të përfshira në garën presidenciale, raportojnë se pas dështimit të tre raundeve të para të votimit, ku nuk u arrit kuorumi prej 673 votash për zgjedhjen e presidentit të ri të Italisë, në parlamentin Italian ka nisur votimi i katërt. Emri më pranë presidencës është ai i Sergio Matarella, propozuar nga kryeministri Italian Matteo Renzi. Lideri i partisë Forca Italia, Silvio Berluskoni ka bërë të ditur se nuk do të votojë, ndërsa Renzi i ka bërë apel ekzekutivit të tij që të mos hezitojë të votojë emrin e propozuar nga mazhoranca në pushtet.

Foreign Policy: Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka marrë rryshfet nga “Bechtel” për autostradën Prishtinë-Merdarë

Postuar në 31 Janar, 2015 03:52

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dyshohet se ka lobuar që kompania “Bechtel” të fitonte tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Merdarë. Revista amerikanë “Foreign Policy” shkruan se ish-diplomati amerikan dyshohet  të ketë marrë rryshfet nga kompania amerikane e ndërtimit për ta ndihmuar këtë të fundit të fitonte kontratën 1 miliardë dollarëshe për ndërtimin e autostradës në Kosovë.

Helmohet në Patok bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm të Kosovës. Dreka pas takimit të dy homologëve, Hyseni-Tahiri

Postuar në 31 Janar, 2015 03:46

“Gazeta Shqiptare” ka publikuar lajmin se bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm të Kosovës është helmuar gjatë një dreke në Patok, pas vizitës zyrtare të Skënder Hysenit me homologun e tij Shqipëri, Saimir Tahiri. Burime të gazetës në vendngjarje pohojnë se zonja Hyseni është dërguar me urgjencë në Spitalin e Laçit, duke shfaqur me shenja dobësie. Zonja Hyseni ka marrë serum dhe menjëherë pas përmirësimit, ajo është nisur drejt Kosovës.

Moskovic i BE zotohet: Nuk ka dalje të Greqisë nga euro!

Postuar në 31 Janar, 2015 03:29

Greqia i përket eurozonës dhe monedha e vetme varet nga të qenit atje dhe jo nga “Grexit” (dalja e saj), është shprehur komisioneri i BE për çështjet ekonomike dhe financiare. Pierre Moskovic ka shprehur qëndrimin e tij në emisionin “Hardtalk” të BBC-së duke nënvizuar se “ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar largimin e Greqisë nga zona euro”. Por ai tha gjithashtu se qeveria greke duhej të kishte respektuar angazhimet e mëparshme. Ndërkaq Ministri i ri i Financave ka thënë se nuk do të negociojë për kushtet e ndihmës me “trojkën”, institucionet globale që mbikëqyrin borxhin grek.

Kunati i majorit Feka dyshohet si ndërlidhësi me rrjetin ndërkombëtar të drogës. Del edhe emri i Arben Isufajt (Ben Qimes)

Postuar në 31 Janar, 2015 03:08

Rrethi familjar i majorit Sokol Feka dyshohet se ishte në  dijeni për aktivitetin e paligjshëm të tij. Gazeta “Shqip” shkruan sot se zgjerimi i hetimeve për të arritur deri tek emri i personit që rekrutoi majorin shqiptar Sokol Feka në trafikun e drogës i ka çuar ekspertët në disa pista, ku më kryesoreja mbetet ajo e futjes në rrjet nga kunati i tij, Arben Gishto(në foto).

Sipas gazetës, ky i fundit ndodhet në burg për trafik droge, ndërsa në të shkuarën sipas vendimit të Gjykatës italiane rezultonte si anëtar i bandë së Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja.

Mosul/ Vritet eksperti i armëve kimike, dobësohet prodhimi dhe përdorimi i tyre nga ISIS

Postuar në 31 Janar, 2015 02:20

Një ekspert i armëve kimike të Shtetit Islamik në Irak, është vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit, ka njoftuar ushtria amerikane. Abu Malik ishte në gjendje të krijonte armët kimike për ISIS-in dhe shërbeu si inxhinier i këtyre armëve për ish-presidentin irakian Saddam Hussein, para se t’i bashkohej al-Qaedas në Irak dhe pastaj Shtetit Islamik. Malik ishte vrarë nga sulmet ajrore në Mosul më 24-janar dhe vdekja e tij ka dobësuar prodhimin dhe përdorimin e armëve kimike nga ISIS-i.

 

l.v

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme