Kunati i majorit Feka dyshohet si ndërlidhësi me rrjetin ndërkombëtar të drogës. Del edhe emri i Arben Isufajt (Ben Qimes)

Postuar në 31 Janar, 2015 03:08

Rrethi familjar i majorit Sokol Feka dyshohet se ishte në  dijeni për aktivitetin e paligjshëm të tij. Gazeta “Shqip” shkruan sot se zgjerimi i hetimeve për të arritur deri tek emri i personit që rekrutoi majorin shqiptar Sokol Feka në trafikun e drogës i ka çuar ekspertët në disa pista, ku më kryesoreja mbetet ajo e futjes në rrjet nga kunati i tij, Arben Gishto(në foto).

Sipas gazetës, ky i fundit ndodhet në burg për trafik droge, ndërsa në të shkuarën sipas vendimit të Gjykatës italiane rezultonte si anëtar i bandë së Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja.

Madje më 20 Janar kur ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria Feka ka shkuar në Itali. Për këtë arsye pala shqiptare i ka kërkuar asaj italiane të verifikojë nëse ai ka patur takim me kunatin e tij para se të nisej drejt Spanjë .

Për të mundësuar gjetjen e ndërlidhësve dhe bashkëpunëtorëve në trafik specialistët po zhvillojnë hetime edhe rreth ushtarakëve të tjerë me të cilët ka kontaktuar Feka gjatë trajnimit në Britaninë e Madhe.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.