Gazetari Matoshi: “Frustrimet në Kosovë, shkak i gjendjes së rëndë sociale dhe mungesës së shtetit ligjor”

Postuar në 31 Janar, 2015 05:12

“Gazeta Express” boton qëndrimin e gazetarit dhe publicistit kosovar Halil Matoshi, lidhur me ngjarjet më të fundit në Kosovë. Sipas tij, “frustrimet dhe eskalimet në Kosovë mund të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe mungesës së sundimit të shtetit ligjor. Unë shoh në një të ardhme eskalim të vërtetë të gjendjes për shkak të korrupsionit të madh, për shkak të mos sundimit të ligjit dhe për shkak të mjerimit ekonomik. Këto janë ato arsyet e vërteta për të cilat një ditë qytetari i Kosovës do të protestojë dhe do të eskalojë, pa dashur të paragjykoj, deri në një krizë do të thosha të përgjithshme sociale”, ka deklaruar Halil Matoshi për Radion Evropa e Lirë. Një gjendje e tillë e rëndë, sipas tij, po shfrytëzohet si nga pozita ashtu edhe pozita për qëllime të caktuara politike.

“Opozita po i keqpërdorë protestat e ashtuquajtura padrejtësisht gjithëpopullore për të arritur pushtetin politik, ndërkaq pushteti po i përdor disa segmente të protestave për t’ua bërë me gisht se janë të dhunshëm, se po synojnë shkatërrimin e pronës”, ka thënë Matoshi.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/matoshi-opozita-po-i-keqperdore-protestat-per-te-arritur-ne-pushtet-77259/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.