Arkiv-Lajme
Paraqitja gjeografike dhe harta e Shqipërisë më 1842, nga Konti Fedor Karaczay
Xhevat Lloshi
Greqi, Samaras pranon disa gabime, por vlerëson se “partia ka dalë e padëmtuar”. Shtohen zërat për “diskutim të hapur”
Gazeta greke “To Vima” i ka kushtuar një koment situatës që po zhvillohet brenda partisë humbëse së zgjedhjeve, Demokracisë së Re. Sipas kësaj gazete, ka shumë tension brenda kësaj force, nisur nga fakti se asnjë analizë nuk po zhvillohet brenda partisë, madje sekretariati i partisë e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve një periudhë kalimtare të së majtës. “Mungesa e kritikitës...ka frustuaf shumë zyrtarë të njohur të partisë që kanë bërë thirrje për një diskutim të hapur”, citon gazeta.
Gazeta “Shqip” shkruan se Lindita Nikolla mund të jetë zgjedhja e PS-së për garën e Tiranës ndërsa Safet Gjici, për garën e Kamzës
Deklarimet e Agron Dukës dhe Artan Lames për të garuar në zgjedhjet vendore (përkatësisht në Durrës dhe Tiranë) kanë hapur “lojën” e kandidaturave për njësitë e reja vendore. Gazeta “Shqip” shkruan sot se Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duket më e favorizuar nga PS-ja për të qenë kandidate për Bashkinë e Tiranës.
Drejt realizimit projekti për zyrat e deputetëve, “Panorama” shkruan se brenda 6 muajve në 12 qarqe do hapen 24 zyra
Pas disa vitesh vonesë, Kuvendi është drejt realizimit të projektit të hapjes së zyrave për deputetët, në mënyrë që këta të fundit të kenë një vend ku zhvillojnë takime me elektoratin. Gazeta “Panorama” shkruan sot se deputetët e maxhorancës dhe të opozitës do të bëhen me zyra të reja në 12 qarqet e Shqipërisë, në mënyrë që të shtojnë takimet me elektoralin dhe të jenë më në kontakt me problematikat e zonave të tyre.
“Charlie Hebdo” ndërpret publikimet me afat të pacaktuar. Redaksia: “Nuk jemi tërhequr, kemi nevojë të pushojmë”
Redaksia e satirikes franceze “Charlie Hebdo” njoftoi ndërprerjen e publikimit për një afat të pacaktuar. “Nuk është një tërheqje përballë kërcënimeve islamiste por është vetëm një problem i thjeshtë stresi dhe lodhje e redaksisë” ka thënë Anne Hommel, përgjegjëse për komunikimin. Fillimisht u lajmërua se numri i radhës do të dilte me datë 4 ose 11 shkurt. Numri i fundit doli javën e parë të janarit me 7 milion kopje, pas sulmit terrorist në redaksi.
Alba Malltezi i bën një apel të dëshpëruar Berishës: Bëhu si Gianni Morandi!
Në një shkrim të vetin të publikuar në Shqiptarja.com, Alba Malltezi bën një ballafaqim të veprimtarisë virtuale (në web) të dy personazheve, Sali Berishës dhe këngëtarit italian Gianni Morandi. “Kanë të njëjtën moshë, të dy të lindur në vitin 1944, Berisha në tetor, Morandi në dhjetor; kanë të dy një numër të lartë ndjekësish: mbi 1 milion qytetarë; por ndryshojnë shumë në përmbajtjen e vlerave që promovojnë.”, thotë Malltezi.
Media italiane merr në analizë kreun e ri të shtetit, Vespa parashikon se ai nuk do të jetë një “prerës shiritash”
Në median italiane nuk kursehen vlerësimet për mënyrën e thjeshtë të jetesës dhe të sjelljes së presidentit të ri, të zgjedhur një ditë më parë. Agjencia e Lajmeve “Ansa” shkruan se kreu i ri i shtetit Sergio Mattarella, në ditën e parë të detyrës, ka vijuar me të njëjtat zakone.
Këtë mëngjes ai i është drejtuar kishës në qendër të Romës për të marrë pjesë në meshë. Ndryshe nga herët e tjera ai nuk ka marrë automjetin e tij tip Panda por ka preferuar të ecë në këmbë, pa dhënë asnjë deklaratë apo koment.
Rreziku nga përmbytjet, Policia e Shtetit: Qytetarë, mos udhëtoni drejt jugut!
Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt jugut të vendit për shkak të rrezikshmërisë që paraqet dalja nga shtrati e lumenjve dhe rrezikut të bllokimit të rrugëve nacionale.
Sipas policisë, situata paraqitet problematike në shumë qytete dhe për këtë janë angazhuar të gjitha forcat operacionale. Qytetet më të prekura nga këto përmbytje janë Fieri, Berati, Vlora,Gjirokastra e Përmeti.
n.k
Epidemia e gripit, 16 mijë raste në një jave!
Vetëm në 1 javë, më shumë se 16 mijë persona kanë vizituar urgjencën. Duke cituar një raport të Institutit të Shëndetit Publik, gazeta “Mapo” shkruan se Shqipëria është përfshirë nga një epidemi gripi pasi rezulton se personat që i janë drejtuar urgjencës kanë qenë të infektuar me grip apo infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Përmbytje masive në Vlorë, emergjencat evakuojnë banorët në Novoselë
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të dhjetra hektorëve tokë në zonën e Novoselës duke e bërë të detyrueshme evakuimin e banorëve. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se shtabi i Emergjencave Civile u mblodh herët në mëngjes lidhur me situatën problematike dhe vendosi evakuimin e të gjithë banorëve të Novoselës. 14 shtëpi rezulton se janë të përmbytura nga uji.