Arkiv-Lajme
Albin Kurti i kundërpërgjigjet skeptikëve nga studioja e Adi Krastës: “Protestat, jo për marrjen e pushtetit. Zgjidhje, zëvëndësimi i Jabllanoviç me Rashiç”
Albin Kurti i “Vetëvendosjes” i është kundërpërgjigjur skeptikëve nga studio e Adi Krastës në Agon Channel nga ku ka deklaruar se nuk ka si qëllim marrjen e pushtetit me dhunë. Duke iu referuar protestave të përshkallëzuara në dhunë dhe ultimatumit të vendosur ndaj qeverisë, Kurti shprehet se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një përpjekje për marrjen e pushtetit me dhunë apo për rrëzimin e kryeministrit por po kërkohet që “Isa Mustafa të bëhet kryeministër e ta shkarkojë Jabllanoviçin”. Sipas Kurtit, duke e shkarkuar atë ai dëshmohet e konfirmohet si kryeministër.
Andrea Stefani acarohet me Fevziun: Ti nuk bën dot emision për Saliun. Fevziu: Më ler me gjithë Saliun!
Në debatin në “Opinion” ku temë e diskutimit ishte helikopteri i drogës në Spanjë dhe implikimi i majorit të regjimentit të Farkës pati një moment tensioni mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe analistit Andrea Stefani. Shkak u bë një ndërhyrje e Andrea Stefanit në momentin që deputeti i PD Gent Strazimiri po fliste për dipendencën e Andra Stefanit ndaj Saliut. Fevziu kërkoi që Stefani të mos e ndërpriste Strazimirin duke iu drejtuar me ton. Kjo ka ngjallur reagimin e Stefanit që tha se Fevziu po kërkonte t’Iimbyllte gojën kur ai po fliste për Saliun.
Zv.ministri i Mbrojtjes deklaron se majori Feka është dënuar dy herë. “Mashtroi kur mori certifikatën e sigurisë nga DSIK”.
Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi la deklaruar në “Opinion” se majori Sokol Feka ka mashtruar në vitin 2013 kur ka marrë certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Kjo pasi sipas Koçit, ai është dënuar në vitet 2005 dhe 2007, sepse është larguar nga puna pa leje. Koçi ka shtuar se gjykata ka shkelur ligjin kur i ka dhënë Fekës vërtetimin e gjendjes gjyqësore, por edhe Feka ka mashtruar DSIK.
Shënim: Ku do të “falet” Vangjel Dule pas fitores të Tsipras?
Sa herë ka patur ndryshim qeverie në Greqi, në axhendën e takimeve të para të çdo kryeministri ka qenë edhe takimi me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe kryetarin e OMONIA-s. Kështu Dule si përfaqësues i partisë që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri ka arritur të marrë “bekimin” e kryeministrave Karamanlis, Papandreu e Samaras, duke e përdorur shpesh këtë marrëdhënie të privilegjuar si mjet presioni ndaj politikës së Tiranës.
Mbledhja e qeverisë për përmbytjet: Situata është kritike. Dalin para mediave Peleshi, Panariti e Tahiri
Mbledhja e qeverisë për të diskutuar për gjendjen në vend pas përmbytjeve të disa qarqeve si pasojë e reshjeve të shiut dhe daljes së lumenjve nga shtrati i tyre, e nisur në 8.30 të mbrëmjes, ka përfunduar.
“Shekulli” shkruan për përplasje në qeveri. Nën kritikë, ministri i Financave. “Përfiton se ke mandat”, citon gazeta kryeministrin
Gazeta “Shekulli” raporton sot se kryeministri ka “vënë në shënjestër” ministrin e Financave, Shkëlqim Cani. “Shekulli” u referohet u referohet burimeve të veta, sipas të cilave, në mbledhjen e fundit të qeverisë, Cani ka qenë tabelë qitjeje e kritikave të kryeministri. Madje, i cili, ka lënë të kuptohet se ka vullnet për ta larguar nga detyra aktuale, përderisa i është drejtuar ministrit me fjalët: “Përfiton nga fakti se ke ende mandat”.
Kontrolli shëndetësor bazë merret me konçesion 10-vjeçar. Dyshime për tenderin e fituar nga "Marketing&Distribution”
Raportimi i Tv Klan dhe dyshimi për tenderin
***
60 vjeçari irakian merr hak për djalin e vrarë, shtie dhe vret 7 terroristë të ISIS-it në Tikrit
Al Kaeda i vrau djalin e madh para 8 vitesh, ndërsa ISIS i vrau djalin 18 vjeçar në fillim të janarit. Kupa e durimit është mbushur për një 60-vjeçar irakian, që ka qëlluar për vdekje shtatë militantë islamikë me kallashnikov, në një pikë kontrolli në qytetin Tikrit. Sipas mediave të huaja, Basil Ramazani, 60-vjeç, qëlloi mbi rojet dhe vrau shtatë prej tyre para se të qëllohej për vdekje të dielën në mëngjes.
Gjyqi ndaj Strauss-Kahn. Akuza: Organizim i mbrëmjeve të shfrenuara seksuale. “Më pëlqejnë orgjitë, por nuk e dija që ishin prostituta”
Ka nisur sot në Lille të Francës gjyqi ndaj Dominique Strauss-Kahn, ish-drejtor Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe një nga rivalët e ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi. Akuza është: organizim i mbrëmjeve të shfrenuara seksuale. Vetë Strauss-Khan pranon se “se i pëlqejnë orgjitë”, por shton “se nuk e dinte që gratë në mbrëmje të tilla ku ai kishte marrë pjesë në Lille, Bruksel, Paris dhe Uashington ishin prostituta dhe se ai nuk ka qenë organizatori i tyre”.
Opinion në “Der Spiegel”: “Gjermanët duhet të falin siç janë falur. Solidariteti, kursi i duhur me Greqinë. Ekziston rreziku që Tsipras të marrë para nga Rusia dhe Kina”
Dirk Kurbjuweit shkruan sot një opinion në të mirënjohurën gjermane “Der Spiegel”, përmes të cilit bën thirrje që për çështjen greke, duhet arritur kompromis. Gazetari gjerman shkruan se problemi me Greqinë është jetik për vetë Europën, sa kohë që ai shtron disa aspekte: së pari është fakti se pavarësisht pikëpamjeve apo qëndrimeve të qeverisë së re greke, ajo është legjitime. Dhe Europa, Gjermania në radhë të parë, nuk mund të shmanget nga kjo gjë.