Albin Kurti i kundërpërgjigjet skeptikëve nga studioja e Adi Krastës: “Protestat, jo për marrjen e pushtetit. Zgjidhje, zëvëndësimi i Jabllanoviç me Rashiç”

Albin Kurti i “Vetëvendosjes” i është kundërpërgjigjur skeptikëve nga studio e Adi Krastës në Agon Channel nga ku ka deklaruar se nuk ka si qëllim marrjen e pushtetit me dhunë. Duke iu referuar protestave të përshkallëzuara në dhunë dhe ultimatumit të vendosur ndaj qeverisë, Kurti shprehet se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një përpjekje për marrjen e pushtetit me dhunë apo për rrëzimin e kryeministrit por po kërkohet që “Isa Mustafa të bëhet kryeministër e ta shkarkojë Jabllanoviçin”. Sipas Kurtit, duke e shkarkuar atë ai dëshmohet e konfirmohet si kryeministër.
Megjithatë, ish-kreu i “Vetëvendosje-s” nuk kurseu paralajmërimin për kryeministrin dhe zëvëndësimin e tij duke theksuar se “nëse Mustafa e Thaçi me çdo kusht e mbrojnë Jabllanoviçin atëhere natyrisht që një ditë ata i pret fati që e pret edhe Jabllanoviçin”. Sa i përket përfaqësisë serbe në qeverinë e Kosovës si alternativë e Jabllanoviç, Kurti përmend emrin e Nenad Rashiç.
“Këto zgjidhen me praktikisht dy tekste. Teksti i parë ëshë një paragraf, shkarkimi i Jabllanoviçit dhe zëvendësimi i tij me një serb si Nenad Rashiç. i cili e pranon pavarsinë e Kosovës, jep intervista edhe në gjuhë shqipe. Kurrë nuk i ka quajtur shqipëtarët “egërsira” dhe nuk mohon Shqipërinë neve. Teksti tjetër duhet të jetë ai i 19-të janarit i cili u tërhoq pas direktivave të Vuçiç dhe Trepçën e shndërron në një ndërmarrje publike” tha Kurti. Sa i përket projektit të tij politik pas largimit nga kryesimi i lëvizjes, Kurti tha se në tre vitet e ardhshme do të synojë të forcojë dhe zgjerojë bazën e lëvizjes me qëllim që të fitojë më shumë mbështetje në shtresën e varfër.
Intervista video: https://www.youtube.com/watch?v=DWZOE-lSJ1Q&x-yt-ts=1422579428&x-yt-cl=85114404
n.k
Comments
Interviste fenomenale
Interviste fenomenale
Add new comment