Arkiv-Lajme

Ish-kryeministri Lubço Georgievski tenton të mbrojë kombin nga asimilimi: Serbizimi po rrezikon Maqedoninë

Postuar në 05 Shkurt, 2015 03:23

Me porosinë “jo serbizimit të popullit maqedonas”, ish-kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski po tenton të mbrojë kombin e tij nga asimilimi.  Agjensia INA raporton se në kuadër të kësaj fushate, partia e tij, VMRO-Popullore, ka mbushur me postera e parulla rrugët e Shkupit me thirrjen “Stop serbizimit dhe asimilimit të kombit maqedonas”.  Fushata e partisë së ish-kryeministrit kundër serbizimit të Maqedonisë do të zgjasë dy muaj.  “Fushatën e kemi ndërmarrë pasi vlerësojmë se politika e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, po rrezikon identitetin e kombit.

Përplasja Presidencë-­Kryeministri, Rama propozon Visar Zhitin si ambasador për në Vatikan, Nishani nuk e dekreton

Postuar në 05 Shkurt, 2015 02:27

“Panorama” shkruan sot se Kryeministri Rama ka propozuar Visar Zhitin si ambasador për në Vatikan. Propozimi i ka shkuar Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, ndërsa seanca dëgjimore për të pritet të zhvillohet ditën e hënë. Burime nga Presidenca pohuan për “Panorama” se kreu i shtetit nuk ka pranuar të dekretojë emrin e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan, me arsyen se Kryeministri Rama nuk është konsultuar më parë me të për këtë propozim.

Piloti shqiptar në trafikun e drogës, nis “furtuna” në FA, 6 oficerë të strukturës lirohen nga detyra

Postuar në 05 Shkurt, 2015 01:57

Përfshirja e majorit Sokol Feka,në trafikun e drogës jashtë kufijve të Shqipërisë, u ka kushtuar vendin e punës 6 oficerëve të FA. “Gazeta Shqiptare” në një shkrim të sajin shkruan se me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, prej tri ditësh, 6 oficerë të kësaj strukture janë liruar nga detyra dhe kanë dalë në dispozicion. Burime pranë FA­ ve bëjnë me dije se prej tri ditësh, 2 oficerëve të Policisë Ushtarake dhe 4 të tjerëve nga Forcat Ajrore iu është komunikua r urdhri, sipas të cilit, ushtarakët janë liruar nga detyra dhe janë vënë në dispozicio n të Forcave të Armatosura.

Anketimi i opinionit, 85% e shqiptarëve janë dakord të hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit

Postuar në 05 Shkurt, 2015 01:46

Instituti për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë të diktaturës komuniste publikoi të dhënat e një studimi mbi opinionin e qytetarëve për hapjen e dosjeve të Sigurimit famëkeq të Shtetit. Gazetari i “Zërit të Amerikës” Ilirian Agolli raporton se nga vrojtimi statistikor i mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer u zbulua se të përndjekurit politikë dhe qytetarët e tjerë mendojnë njëlloj rreth hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit e Lustracionit.

Baton Haxhiu thotë se deri në qershor mund të ikin nga Kosova deri në 3% e banorëve të saj

Postuar në 04 Shkurt, 2015 16:31

Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, ka dhënë një shofër shqetësuese për largimin e qytetarëve kosovarë drejt BE-së. Haxhiu ka deklaruar se deri në muajin qershor, largimi do të vijojë me këto ritme, do të kenë ikur 3% e banorëve të Kosovës, që janë diku te 55 mijë banorë. Duke folur në “Opinion” ai ka sqaruar edhe se cilat janë zonat që po preken më shumë dhe arsyet që janë kryesisht ekonomike.
s.z

Ambasadori italian në Kosovë: Ikja e kosovarëve, pengesë në liberalizimin e vizave

Postuar në 04 Shkurt, 2015 16:28

Migrimi i kosovarëve në masë është shndërruar tashmë në një klimë aspak të dëshirueshme jo vetëm nga qeveria e vendit por edhe nga ndërkombëtarët. Mediat kosovare raportojnë ditët e fundit deklarata të ndryshme të cilat e kritikojnë këtë ikje masive nga vendlindja e tyre. Arsyet ekonomike, papunësia dhe siguria e jetës i ka detyruar me dhjetëra e qindra kosovarë të braktisin shtetin e tyre ende të ri. Ajo që ngrenë zërin ndërkombëtarët është thirrja: “Kosovarët duhet ta duan vendin e tyre. Janë ata që duhet të punojnë për ta zhvilluar dhe ndërtuar atë”.

Neritan Ceka: "Pse duan të më heqin si ambasador? Ky është një kuriozitet që nuk shkon me kohën"

Postuar në 04 Shkurt, 2015 15:53

Do të mbetet e panjohur arsyeja se përse qeveria nuk e do Neritan Cekën ambasador. Edhe pse presidenti ka deklaruar se " qeveria nuk ka dhënë asnjë arsye të qenësishme për largimin e tij" ambasadori arkeolog, tha për "ResPublica" se ky është një kuriozitet që nuk shkon me kohën. Por kurioziteti gjithsesi lidhet me karrierën  e Neritan Cekës në një detyrë shtetërore dhe jo me ndonjë ambicie personale të tij.  Mazhoranca ka kërkuar largimin e Cekës si ambasador në Itali duke përfolur si zëvendësuese të mundshme Anila Bitrin.

Qeveria liçenson biznesin e varrezave private

Postuar në 04 Shkurt, 2015 13:57

Me një vendim të posaçëm qeveria ka vendosur të lejojë ngritjen e varrezave private, duke përcaktuar edhe kriteret që duhen plotësuar për të ushtruar një aktivitet të tillë.

Në vendimin e qeverisë që mban datën 4 shkurt përcaktohet se subjektet e interesuara për hapjen e një biznesi të tillë  duhet të aplikojnë pranë njësive të qeverisjes vendore ku kërkohet të zhvillohet aktiviteti.

Përmbytjet/Ministri i Bujqësisë, letër bankave për lehtësim ose pezullim të kësteve të kredive për fermerët e prekur

Postuar në 04 Shkurt, 2015 12:56

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bërë një ndërhyrje jo pa rëndësi në ndihmë të fermerëve të goditur nga përmbytjet. Ai u ka drejtuar një letër bankave të nivelit të dytë, si dhe Bankës së Shqipërisë, përmes së cilës u kërkon që të pezullphen pagesat e kësteve të kredisë që fermerët mund të kenë, për një afat dy-vjeçar. “Kërkoj ndihmesën Tuaj për të pezulluar pagesat e kësteve të kredive dhe të heqjes të penaliteteve, për vonesat, me qëllim që fermerët privat të kenë mundësi për të përballuar këtë vështirësi, ose nga ana Juaj të merren në shqyrtim, rishikimin e kushteve të kredisë.

Emiljano Shullazi dëshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nuk pranon asnjë nga akuzat për kërcënim ndaj kreut të PD-së

Postuar në 04 Shkurt, 2015 11:30

Emiljano Shullazi ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me akuzën që është ngritur ndaj tij nga përfaqësues të Partisë Demokratike për kërcënim ndaj kryetarit të saj. Bëhet e ditur se Shullazi ka shkuar vetë në Prokurori dhe nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Pak javë më parë përfaqësues të PD-së deklaruan se Emiljano Shullazi ka kërcënuar kryetarin e PD-së përmes një mesazhi që i është përcjellë deputetes Voltana Ademi.
s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme