Arkiv-Lajme
Obama dënon kryqëzatat e inkuizicionin; por kritikët mendojnë se ai duhet të fokusohet tek armiqtë e SHBA-ve
Deklaratat e djeshme të Barack Obama-s, në mëngjesin e lutjeve, kanë provokuar reagime të qarqeve konservatore në media e në politikë. Duke dashur t'u përcjellë një mesazh solidariteti të gjithë atyre myslimanëve që ndihen ligsht prej akteve terroriste që bëhen në emër të fesë së tyre, ai tha se akte të tilla janë kryer edhe nga kristianët.
Bylykbashi dhe Dako, "përballje" për Bashkinë e Durrësit në studion e Blendi Fevziut
Deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Oerd Bylykbashi kritikoi kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për administrimin që i ka bërë bashkisë, që është njëkohësisht edhe njësia e dytë më e madhe në vend. Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku diskutohej për ndarjen territoriale me 61 njësi vendore, Bylykbashi publikoi foto që dëshmonin përmbytje në zona të ndryshme të qytetit, duke evidentuar si shkak investimet e munguara të bashkisë.
Gent Sejko zgjidhet Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot në mbrëmje Gent Sejkon si Guvernator i ri i Bankës së Shqipërisë. Sejko ka marrë 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 vota abstemim. Sejko u propozua nga presidenti i Republikës, pas largimit nga kjo detyrë të Ardian Fullanit, si pasojë e skandalit të vjedhjes në korrik të vitit të kaluar dhe mandej pas arrestimit të tij.
s.z
Dhurata Shehri me M. Nanon: "Le të na thotë qeveria se në cilin vend të botës ka një ligj të ngjashëm me projektligjin e vet për Arsimin e Lartë"
Kjo është një intervistë që Mustafa Nano ia ka marrë Dhurata Shehrit, pedagoges në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës. E gjithë biseda vërtitet rreth projektligjit mbi Arsimin e Lartë, i cili ka ngjallur shumë diskutime, e mbi të gjitha kundërshtime. Vetë zonja Shehri është pjesë e një grupi të madh pedagogësh, që kanë shprehur kritika e objeksione, e që i kërkojnë Ministrisë ca kohë më shumë në dispozicion për të vijuar me dialog e konsulta, dhe një gatishmëri më të madhe për të dëgjuar zërin e atyre që janë të interesuar mbi këtë projektligj më shumë se cilido tjetër.
1 minutë Zoti Kryeministër…! Sot të desha që jam përmbytur nga Vjosa (VIDEO)
Kryeministri Rama ishte sot në zonat e përmbytura në Qarkun e Vlorës . Në ndalesën e bërë në fshatin Fitore kreu i qeverisë u ndesh me kërkesën e një banori për ta takuar, por kryeministri nuk ka pranuar duke ngjallur edhe reagimin e Isuf Myrtezait.
Ja debati:
Myrtezaj: Zoti kryeministër, 1 minutë
Rama: Jo! E di pse? Sepse je shumë i ngarkuar.
Myrtezaj: I ndave në të nënës dhe të njerkës. E ke lënë popullin këtu në mes… Ik. S’ta kemi nevojën për asgjë. Ik! Largohu! Largohu! Nuk të duam! Sot të desha unë që jam përmbytur nga Vjosa.
l.m
Virusi që bart “videoloja” me denoncimin e korrupsionit
Dy raste të freskëta po mjaftojnë që të vënë në diskutim nismën e qeverisë me platformën online antikorrupsion. Në shkollën “Dhora Leka” drejtoresha u shkarkua, sepse e denoncoi një mësues. Ndërkohë vetë mësuesi u shkarkua sot, pasi kryente akte anti-etike me nxënësit. Dikush e ka denoncuar patjetër edhe këtë mësues. Një video ku një infermiere pranonte 2 qind lekë(të reja) në këmbim të vizitës, mjaftoi që ajo të flakej nga puna.
Kosovë, rezolutë për ndaljen e emigrimit. Qeveria e kryeministrit Mustafa ndërmerr ndryshime në legjislacion për lehtësi për vende të reja pune
Me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për pengimin e emigrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës. Kjo rezolutë detyron qeverinë e Kryeministrit Isa Mustafa që të ndërmarrë masa urgjente për ndryshime në legjislacion për të krijuar lehtësira që çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës. Draftin e rezolutës, e cila u harmonizua nga Grupet Parlamentare, e prezantoi në seancën e së enjtes deputetja Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Tjetër shkarkim te shkolla “Dhora Leka”. Largohet nga puna mësuesi që denoncoi drejtoreshën. Viso u vishte nxënësve bluza të bardha me fytyrën e tij të stampuar
“Balkanweb” zbulon një tjetër rast shkarkimi në shkollën “Dhora Leka” në Tiranë. Në fakt ka qenë vetë denoncuesi i drejtoreshës ai që është përjashtuar nga detyra për shkak se i detyronte nxënësit e tij të vishnin bluza të bardha me kokën e tij të stampuar. Dy ditë më parë, ishte vetë mësuesi i lëndës së Kimisë Kristaq Viso ai që përmes portalit, “Denonco.al” denoncoi drejtoreshën e shkollës në fjalë për autorizim të fëmijëve për të blerë libra jashtëshkollorë të paorientuar sipas rregullores së MAS, por edhe sepse vinte me vonesë në mësim dhe shkolla ishte e papastër.
Policia ushtarake ndalon një major dhe një kapiten. Dyshohet se janë pjesë e rrjetit ku ishte përfshirë Sokol Feka.
Dy ushtarakë të tjerë, njëri me gradën major dhe tjetri kapiten dyshohet se janë pjesë e rrjetit ku ishte i përfshirë majori Sokol Feka. Ata janë ndaluar nga policia ushtarake për thyreje të disiplinës ushtarake dhe për lidhje me ish-pilotin e regjimentit të Farkës që gjeti vdekjen pas rrëzimit të helikopterit me 1 ton drogë gjatë fluturimit nga Maroku drejt Spanjës
Autostrada Nish-Prishtinë-Tiranë dhe hekurudha Beograd-Bar-Durrës-Vlorë, projekte të përbashkëta mes Serbisë dhe Shqipërisë
Samiti i Berlinit përcaktoi si kriter për financim për projektet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, prezantimi e drafteve të përbashkëta. Kusht ky që nënkupton vendosjen e komunikimit politik. Dhe duket se në këtë kuadër, Serbia dhe Shqipëria do të prezantojnë si projekt të përbashkët ndërtimin e aksit Nish-Prishtinë-Tiranë. Kjo është bërë e ditur në takimin mes zv.ministres serbe të Ekonomisë, Zorana Milajloviç dhe ministrit Arben Ahmetaj, mbajtur sot në Tiranë.