Arkiv-Lajme
Belortaja lë portin e Durrësit për t’u rikthyer si zëvëndësministër i Jashtëm
Selim Belortaja, drejtori i Autoritetit Portual Durrës është liruar nga kjo detyrë për të rimarrë detyrën e zëvëndësministrit të Jashtëm. Kështu raporton “Durrëslajm”, që evidenton në fund të shkrimit marrëdhëniet korrekte që Belortaja ka pasur me median gjatë ushtrimit të detyrës.
http://durreslajm.com/lsi/ndryshon-kabineti-rama-belortaja-zvminist%C3%ABr-i-jasht%C3%ABm
Pas kundërshtive publike, Zhiti: "Kisha kundër meje në Vatikan, reagim fondamentalist"
Visar Zhiti i është përgjigjur kundërshtive që një klerik i lartë i Kishës Katolike i ka bërë propozimit të tij si kandidaturë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Zhiti shprehet se është i tronditur dhe i habitur nga qëndrimi që mbajti imzot George Frendo. (Lexo http://www.balkanweb.com/site/kisha-katolike-kunder-zhitit-jo-ambasador-mysliman-ne-vatikan/)
Debati/Sh. Nazarko: “Kemi prerë pyjet, shesim lëndën drusore. Po i vëmë zjarrin b...sonë”. Bumçi: “Do hapin portat e HEC-ve si në 2010-ën”
Është zhvilluar debat shumë i ashpër në emisionin “Kapital” të premten në mbrëmje, mes deputetit demokrat Aldo Bumçi dhe analistit Shpëtim Nazarko. Bumçi është ankuar edhe për mungesë balance në panel, pasi bashkë me Nazarkon kanë qenë edhe deputeti Taulant Balla dhe Lavdosh Ferruni. Kësaj vërejtjeje të deputetit të PD-së, Shpëtim Nazarko i është përgjigjur se “unë jam mbi të gjithë këtu. Unë jam autoritet moral”.
Itali, armiqtë e vjetër bashkohen me armiqtë e rinj. Shërbimet sekrete identifikojnë aleatët e rinj të xhihadistëve. Janë ish-brigadistët
Dalja në skenë e Shtetit Islamik dhe shtimi i aktivetit të tij, sikurse atentatet si ato të Parisit, kanë rritur edhe mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete perëndimore. Por në këtë luftë që ka gati 40 vjet me ulje ngritjet e veta, duket se bashkë me armiqtë e rinj xhihadistë, bashkohen edhe armiqtë e vjetër. Kështu gazeta italiane “Il Giornale” shkruan se shërbimet italiane po mbikëqyrin të paktën 10 ish-anëtarë të Brigadave të Kuqe, që sipas këtij raportimi “mund t’u bashkohen xhihadistëve në luftën e tyre të shenjtë”.
Mbërrijnë 300 ton ndihma nga Kosova për zonat e përmbytura në Jug të Shqipërisë
Qytetarët e Kosovës dhe sidomos biznesi ka bërë realitet premtimin për ndihma për zonat e përmbytura në Jug të Shqipërisë. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxozi ka bërë të ditur se ndihmat konsistojnë në ushqime për njerëzit por edhe nipdihma të ndryshme për gjënë e gjallë. “15 kamionë të tonazheve të ndryshme të drejtuar të gjithë në jug të Shqipërisë. Qendër do të jetë Vlora, ku do të bëhet shpërndarja e këtyre ndihmave.
"Die Zeit”: 90 politikanë grekë të ndikuar nga Rusia. Mes tyre edhe M. i Mbrojtjes. Të dhënat, nga zbardhja 700 e-maileve konfidencialë
Qëkurse ndodhi rotacioni politik në Greqi, një seri shkrimesh nga media të ndryshme në Europë kanë vënë theksin te një lidhje e mundshme e Athinës zyrtare me Rusinë. Ka rënë në sy fakti se ministri i Mbrojtjes, Kammenos, ka dekaruar se është ftuar në Rusi, por bëhet edhe lidhja logjike se nëse do të vazhdohet të mbahet shtrënguar litari nga BE-ja, Alexi Tsipras mund të hidhet për ndihmë nga Rusia. Së fundmi, kësaj po i shtohet edhe një element i ri. Gazeta gjermane “Die Zeit” shkruan se janë rreth 90 politikanë grekë që janë të ndikuar apo kanë lidhje me Rusinë.
Azilkërkuesit që shkojnë nga Shqipëria në Gjermani: 45 për qind i përkasin komunitetit rom
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman ka përsëritur edhe njëherë sot se Gjermania nuk jep azil për shkaqe ekonomike. Ai ka bërë një vizitë në mjediset e banimit të komunitetit rom në Selitë dhe në Bregun e Lumit në Tiranë, që sipas shitrave që jep “Deutsche Welle” arrin në 15 mijë. Dhe nga ky komunitet, rezulton të jenë 45% e azilkërkuesve që shkojnë nga Shqipëria në Gjermani. “Shifra të përafërta tregojnë se rreth 45% e atyre që kanë kërkuar azil në Gjermani nga Shqipëria i përkasin komunitetit rom”, shkruan “DW”’ çka konfirmohet edhe nga ambasadori.
Largimi i kosovarëve, Pacolli: Bashkëpunim i mafies së Kosovës me atë të Serbisë
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar qeverinë dhe opozitën për numrin e madh të qytetarëve që po migrojnë drejtë vendeve të BE-së. Reagimin Pacolli e ka bërë përmes faqes së tij në facebook: “Po gëzohët Serbija!”, shkruan ai. Sipas Pacollit njerëzit kanë ikur, po ikin dhe do iknin jashtë vendit me këtē qeveri , por dhe me një qeveri tjetër që do krijohej nga opozita. “Serbia, sigurisht se ka lehtësuar me ikjen e njerëzve tanë.
Komisioni Evropian: Do të punojmë me Greqinë për një zgjidhje të përbashkët
KE është i vendosur të punojë në mënyrë konstruktive me autoritetet greke dhe të gjithë organizmat e përfshirë në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët në dobi të Greqisë dhe Evropës në tërësi, deklaroi Anika Brightheart, zëdhënëse e komisionerit për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Pierre Moscovici. Sipas agjencisë ANA-MPA Brightheart nënvizoi përveç të tjerave se takimi i Eurogrupit që do të zhvillohet më 11 shkurt do të përbëjë një rast të rëndësishëm për realizimin e progreseve në diskutimet me Greqinë.
Analisti A. Çipa shkruan se “kryeministri punon në rrethim”. Edhe nga Meta madje. Kurse A. Stefani mendon se “Fajin e ka prapë Saliu”
Tashmë thuajse të gjithë bien dakord se qeveria që drejton aktualisht vendin, ka zhgënjyer në disa drejtime. Pritmëritë mëdha, shoqëruar me ngazëllimin e ikjes së Berishës, sintetizuan një klimë optimizmi, të cilës i ka mbetur shumë pak. Pse u gërrye kështu perceptimi pozitiv për qeverinë? Mund të ketë shumë arsye, por një arsyetim origjinal është ai i Aleksandër Çipës sot te gazeta “Shqip”. Për analistin në fjalë, kjo ndodh sepse Kryeministri punon në rrethim, që ka madje disa skalione, mes të cilëve edhe përmbytja.