Analisti A. Çipa shkruan se “kryeministri punon në rrethim”. Edhe nga Meta madje. Kurse A. Stefani mendon se “Fajin e ka prapë Saliu”

Postuar në 07 Shkurt, 2015 09:30

Tashmë thuajse të gjithë bien dakord se qeveria që drejton aktualisht vendin, ka zhgënjyer në disa drejtime. Pritmëritë mëdha, shoqëruar me ngazëllimin e ikjes së Berishës, sintetizuan një klimë optimizmi, të cilës i ka mbetur shumë pak. Pse u gërrye kështu perceptimi pozitiv për qeverinë? Mund të ketë shumë arsye, por një arsyetim origjinal është ai i Aleksandër Çipës sot te gazeta “Shqip”. Për analistin në fjalë, kjo ndodh sepse Kryeministri punon në rrethim, që ka madje disa skalione, mes të cilëve edhe përmbytja. “Rrethimet e para nisën që me koalicionin dhe me të shkuarën e partnerit të vet në qeverisje…Propagandisht opozita dhe i palarguari Berisha...mbajnë në punë një stuhi dhe makineri që punon me të gjithë fuqinë e motorëve. Nën këtë stuhi dhe vrull të pashembullt kaotikësh, qeveria e zotit Rama po madhon një tjetër rrethim. Kryeparlamentari Ilir Meta paraqiti dje para publikut guvernatorin e ri të BSH-së, duke na kumtuar se roli dhe forca e tij në këtë zgjedhje është përcaktuese. Por rrethimi më aktiv dhe lehtësisht më i fryrë, është ai që lidhet me shpirtin dhe nevojën sociale të shoqërisë, në të cilën gjeratori më i fortë antiqeveri është gjendja dhe lodhja psikologjike. Këtë zymtësi të 2015 nuk e kishin shqiptarët e vitit 2013”, thotë Çipa. Ndërkohë që shton se edhe shfajësimi “fajin e ka Berisha”, “rëndon e bën me faj vetëm qeverisësin”. Nuk është i këtij mendimi Andrea Stefani, që po në gazetën “Shqip” shkruan se “Fajin e ka Berisha”. “Përse këmbëngulim se fajin e ka, edhe tani që ka kaluar në opozitë, përsëri Saliu? Sepse keqqeverisjet i shtrijnë, jo rrallë, pasojat e tyre negative disa vite më pas. Prandaj ndërsa formulojmë këto kritika për qeverinë “Rama” vetëm për një vit e gjysmë qeverisje, ç’duhet të themi për 8 vjet qeverisje të Sali Berishës?”, shkruan Stefani(http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/02/07/permbytjet-dhe-pers...). Do duhet të kujtohet se qytetarët e thanë fjalën e tyre kur votuan. Tani është qeveria që ka radhën, të çajë rrethimin si i thonë.
s.z

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>e cna hoqi mallin e mehmet shehut me kete shpetim gjiken ky edi djali....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.