Komisioni Evropian: Do të punojmë me Greqinë për një zgjidhje të përbashkët

KE është i vendosur të punojë në mënyrë konstruktive me autoritetet greke dhe të gjithë organizmat e përfshirë në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët në dobi të Greqisë dhe Evropës në tërësi, deklaroi Anika Brightheart, zëdhënëse e komisionerit për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Pierre Moscovici. Sipas agjencisë ANA-MPA Brightheart nënvizoi përveç të tjerave se takimi i Eurogrupit që do të zhvillohet më 11 shkurt do të përbëjë një rast të rëndësishëm për realizimin e progreseve në diskutimet me Greqinë. Ndërkohë, sipas ANA-MPA, burime komunitare theksuan se Komisioni Evropian vlerëson se mënyra më e mirë që të avancojnë bisedimet është shtyrja e afatit të programit ekzistues të financimit të Greqisë përmes mekanizmit të stabiliteti financiar (EFSF).
l.v
Add new comment