Arkiv-Lajme
Mustafa vlerësohet në Serbi. Analisti Janjiç: “Është negociues serioz”. Mogherini? “Energjike dhe nuk vrapon pas Nobelit”
Ndoshta në Kosovë nuk është shumë i vlerësuar, por në Serbi, Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, shihet ndryshe. Të paktën për kapacaitetin e perceptuar për negociatat Serbi-Kosovë që zhvillohen me ndërmjetësinë e Brukselit. “Koha Ditore” citon Drejtorin e Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç, sipas të cilit Mustafa është një negociator serioz. Për të dhënë këtë gjykim, Janjiç, i referuar shpesh si burim analize për zhvillimet në Serbi, niset nga karriera e kryeministrit të Kosovës.
“Videoja dhe fryma antishtet”, Bollino analizon reagimet për video-skandalin me P. Rrugore e shkruan se “në SHBA, zonja do të imobilizohej me shkarkim elektrik”
Një ditë më parë, në rrjetet sociale dhe në median vizive u publikua një video ku një femër konfliktohej me dy punonjës të Policisë Rrugore në Tiranë. Ngjarja degradoi në të bërtitura, sharje dhe dhunë. Bilanci i ngjarjes në fjalë është pezullimi i dy policëve rrugorë dhe arrestimi i vajzës. Nga video del se njëri nga policët fyen vajzën që kërkon t’i kthehet patenta, kjo e fundit kthehet me ulërima dhe pështyn policin. Ky i fundit ia kthen duke e goditur atë. (https://www.youtube.com/watch?v=Wrcy5JID1u0)
Solidaritet me zonat e përmbytura/LSI mbledh dhe shpërndan ndihma me strukturat e veta
Po ndihmon biznesi për zonat e përmbytura, dje u bë e ditur se edhe nga Kosova u sollën ndihma solidariteti, Partia Demokratike ka ngritur shtabe emergjence dhe po shpërndan ndihma, qeveria edhe sikur të mos dojë është e detyruar të jetë në “ballë të situatës”, por sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, njofton si një nga lajmet kryesore, se edhe dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan ka organizuar mbledhje ndihmash.
Mali i Zi dëbon klerikun serb me motivacionin se përbën rrezik për sigurinë kombëtare
Mali i Zi ka vendosur të dëbojë një klerik serb me motivacionin se përbën pengesë dhe rrezik për sigurinë kombëtare. Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka marrë vendim për dëbimin e priftit të Kishës Ortodokse serbe të Podgoricës Velibor Xhomiç duke i dhënë afat që deri në orën 18:00 të largohet nga Mali i Zi. Sikurse raporton “Anadolu Agency” vendimi ka ardhur pas katër vitesh procesi gjyqësor para Gjykatës Administrative të Malit të Zi. Nga ana e tij, kleriku është shprehur se është në Mal të Zi “me lejen e Zotit”
Partitë opozitare në Kosovë: Fond 40 mln euro për të ndalur emigrimin
Partitë opozitare në Kosovë i sugjerojnë qeverisë zgjidhje për të kapërcyer vështirësitë e krijuara me emigrimin masiv të familjeve shqiptare të Kosovës drejt vendeve të BE-së. Mediat në Kosovë raportojnë se partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e Fondit për parandalimin e ikjes së qytetarëve të Kosovës, në vlerë 40 milionë euro. Me këto mjete, sipas Vetëvendosjes, AAK dhe NISMA-s, do të krijoheshin kushte për hapjen e vendeve të reja të punës dhe kthimin e shpresës te qytetarët.
Qeveria asiston në Jug me ndihmat e biznesit. Kreu i PD-së: “Kjo është punë OJQ-je...Presin të hapet koha dhe t’u thotë njerëzve të ngrohen në diell”
Ka habitur nisma e qeverisë, ajo e Shqipërisë Solidare, për të ndihmuar të përmbyturit në Jug përmes apelit për ndihma. Kjo sepse shteti ka të gjitha instrumentet dhe infrastrukturën për të dhënë ndihmë dhe apeli për vullnetarizëm duhet të jetë shoqërues, jo kryesor në këtë aspekt. Rrjedhimisht kjo mënyrë veprimi kalon në shina politike interpretimi, pasi zbulon një qasje atipike, për të mos thënë një politikë të caktuar. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shtruar disa pyetje, që lidhen pikërisht me këtë mënyrë veprimi.
Tahiri dhe Didi para deputetëve për terrorizmin, “xhihadizmin”dhe rrezikun që vjen nga strukturat kriminale. Pritet të prezantohet edhe një plan masash
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi do të raportojnë paraditen e nesërme në Kuvend për situatën e terrorizmin në Shqipëri. Seanca dëgjimore pritet të mbahen në orën 10 në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Seanca e pazakontë në spitalin privat, hiqet “arresti” e vihet “detyrim paraqitje” për Shpëtim Gjikën
Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i arrestuar pak ditë më parë. Vendimi është marrë në ambiente dhe kushte të pazakonta, kjo për shkak të situatës shëndetësore të Gjikës. Seanca është zhvilluar në ambientet e një spitali privat në Tiranë dhe vendimi është dhënë vetëm pak para ndërhyrjes mjekësore në zemër, të detyruar për shkak të komplikacioneve të shfaqura pas arrestimit në Vlorë.
n.k
Maqedoni, nesër “bomba” e Zaevit kundër pushtetit
Partia opozitare Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë paralajmëron se do të nisë nga dita e nesërme publikimin e dëshmive për ato që i cilëson si “aferat kriminale” të qeverisë. “Top Channel”Vendimi është marrë nga Këshilli Qendror i partisë. Kjo dosje, nga zyrtarët e lartë të kësaj partie është cilësuar si “bomba” që do të rrëzojë qeverinë e drejtuar nga Gruevski. Kryetari i kësaj force Zoran Zaev, ka paralajmëruar se përmes dokumenteve do të dëshmohet kriminaliteti dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e pushtetit, përgjimi i paligjshëm i mijëra qytetarëve, etj.
Ministri i Integrimit Bekim Çollaku: "Emigrimi ndalet nga Kosova. Do përmbushim kriteret për liberalizimin e vizave pasi qytetarët e meritojnë"
Zgjidhja për të frenuar emigrimin masiv të familjeve shqiptare duhet të gjendet brenda Kosovës dhe jo nga Bashkimi Europian. E për të arritur këtë, zgjidhjet që propozohen janë disa. Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, thotë se ekzekutivi i vendit është duke punuar të gjejë mënyrën e duhur për ta parandaluar braktisjen e vendit. Në intervistën dhënë “Zërit” ai thotë se një ndihmesë në këtë drejtim do të ishte edhe punësimi sezonal në vendet e Bashkimit Europian.