Ministri i Integrimit Bekim Çollaku: "Emigrimi ndalet nga Kosova. Do përmbushim kriteret për liberalizimin e vizave pasi qytetarët e meritojnë"

Postuar në 08 Shkurt, 2015 03:12

Zgjidhja për të frenuar emigrimin masiv të familjeve shqiptare duhet të gjendet brenda Kosovës dhe jo nga Bashkimi Europian. E për të arritur këtë, zgjidhjet që propozohen janë disa. Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, thotë se ekzekutivi i vendit është duke punuar të gjejë mënyrën e duhur për ta parandaluar braktisjen e vendit. Në intervistën dhënë “Zërit” ai thotë se një ndihmesë në këtë drejtim do të ishte edhe punësimi sezonal në vendet e Bashkimit Europian. Sa i përket efektit që eksodet masive mund të kenë në vendimin për liberalizimin e vizave, ministri shprehet se “Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave” dhe se “qytetarët e meritojnë heqjen e regjimit të vizave”.

http://www.zeri.info/aktuale/18914/emigrimi-ndalet-ne-kosove-jo-ne-be/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.