Maqedoni, nesër “bomba” e Zaevit kundër pushtetit

Partia opozitare Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë paralajmëron se do të nisë nga dita e nesërme publikimin e dëshmive për ato që i cilëson si “aferat kriminale” të qeverisë. “Top Channel”Vendimi është marrë nga Këshilli Qendror i partisë. Kjo dosje, nga zyrtarët e lartë të kësaj partie është cilësuar si “bomba” që do të rrëzojë qeverinë e drejtuar nga Gruevski. Kryetari i kësaj force Zoran Zaev, ka paralajmëruar se përmes dokumenteve do të dëshmohet kriminaliteti dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e pushtetit, përgjimi i paligjshëm i mijëra qytetarëve, etj. Kjo lëvizje e LSDM është cilësuar nga zyrtarët e qeverisë maqedonase si një tentativë për marrjen e pushtetit me dhunë. Përballë këtyre zhvillimeve e përplasjeve politike, analistët vendas vlerësojnë se Maqedonia po futet në një krizë të thellë politike, që mund të ketë pasojë edhe mbi stabilitetin e vendit.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=292712#k4
n.k
Add new comment