Arkiv-Lajme

Specialët e RENEA-s i nënshtrohen testeve fizike, largohen 7 efektivë

Postuar në 10 Shkurt, 2015 02:21

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se punonjësit e njësisë speciale RENEA, kanë nisur t’u nënshtrohen disa testeve fizike për të mbajtur vendin e punës. “Gazeta Shqiptare”  shkruan gjithashtu se lajmi bëhet i ditur nga disa burime të sigurta të saj, e në bazë të këtij lajmi testit fizik do t’u nënshtrohen të gjithë efektivët e forcave speciale dhe se do të jetë ky test që do të përcaktojë nëse efektivët do e mbajnë vendin e tyre të punës apo jo.

Presidenti egjiptian El-Sisi për “Der Spiegel”: “Po të mos ndërhynte ushtria do kishin vdekur me qindra mijëra, në mos miliona njerëz”

Postuar në 09 Shkurt, 2015 19:07

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, i ka dhënë një intervistë revistës gjermane “Der Spiegel” përmes së cilës jep një gjykim për situatën e vendit të tij dhe sidomos për nxjerrjen nga skena të Vëllazërisë Myslimane dhe kreut të saj, Mohammed Morsi. El-Sissi është i drejtpërdrejtë edhe pse në disa përgjigje nuk heziton të shfaqet formal dhe demagog. Ai është pyetur për përdorimin e armëve ndaj protestuesve, për rrëzimin e Morsit dhe për rrezikun islamik. Po japim një pjesë nga intervista:

Loja me kandidatët/Avokati i Shpëtim Gjikës: “Gjika nuk do kandidojë si kandidat i PS-së, as si i pavarur”. “Saimir Tahiri kandidat në Vlorë”, shkruan Berisha

Postuar në 09 Shkurt, 2015 17:47

Çështja e Shpëtim Gjikës po përfton dy përmasa në trajtimin e vet publik: një është aspekti juridik, i një marrëdhënieje të tijën me ligjin dhe akuzën dhe gjykatën. Aspekti i dytë, ai që për natyrë priret të zërë më shumë vend, është ai politik. Pra që Gjika u “likujdua” politikisht për të lënë të lirë poltronin e Bashkisë së Vlorës. Pse duhej arrestimi? Një arsye është se ndonëse Gjika mund të “fshihet me një laps nga Rama”, siç u shpreh në “Opinion” përfaqësuesi i LSI-së Ylli Manjani, ai nuk mund të neutralizohet në këtë mënyrë, pasi disponon një numër votash në zonën e tij.

Me Sokol Fekën në Spanjë, ka qenë edhe piloti Ademi. Ky u kthye tre ditë më pas përmes Barit

Postuar në 09 Shkurt, 2015 17:20

Sokol Feka nuk ka qenë vetëm në udhëtimin e famshëm të 20 Janarit nga Rinasi drejt Romës e më pas në Spanjë. Pas ndalimit të dy ushtarakëve të dyshuar për lidhjet e tyre me pilotin i cili humbi jetën në Spanjë në helikopterin e drogës, rezulton se nga dy ushtarakët e ndaluar së fundmi, piloti Vladimir Ademi ka qenë së bashku me Sokol Fekën në udhëtimin e 20 Janarit nga Rinasi drejt Romës e më pas në Spanjë.

Agron Tufa thotë se për dosjet “duhet protestuar njësoj si në rastin e armëve kimike”

Postuar në 09 Shkurt, 2015 15:29

Agron Tufa ka qenë sot i ftuar në emisionin “Shih Programin”, që transmetohet në TVSH dhe drejtohet nga Enkel Demi. Temë ka qenë hapja e dosjeve dhe lustracioni, një proces që ka 24 vjet që përflitet se do të ndodhë, por në fakt vazhdon të mbahet peng me të njëjtin mashtrim. Demi e ka pyetur Tufën se përse duhet tani ky proces, kur shumica e atyre që mund të jenë subjekt i dosjeve janë afër të 80-ve. Tufa është përgjigjur se në fakt mesatarja e moshës së atyre që duhet të jenë subjekt i ligjit të dosjeve dhe të lustracionit është 55 vjeç.

Ndriçim Xhepa: "Piramida është rrjepur, vendi ideal për t’u ndërtuar Teatri Kombëtar"

Postuar në 09 Shkurt, 2015 15:03

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shprehur se vendi ideal ku mund të ndërtohej Teatri i ri Kombëtar është zona mes kryeministrisë dhe hotel “Dajtit”, aty ku sot ndodhet Piramida. Sipas tij, ndërtesa e e projektuar  si muze për diktatorin “Enver Hoxha nuk mund të rikthehet në shkëlqimin e dikurshëm, pasi është katandisur në një garmadhë. Ndaj sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte shembja dhe ndërtimi në atë vend i godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për ABC News Xhepa shprehet se bashkë me Teatrin Kombëtar mund të ndërtohet edhe një sallë e teatrit bashkiak.

Inter, shqiponja me duar vulos “aleancën shqiptaro-kroate”. Shaqiri pozon me Kovaçiçin

Postuar në 09 Shkurt, 2015 14:38

Një aleancë “shqiptaro-kroate” nuk ka vonuar të krijohet tek ekipi i Interit, ku Xherdan Shaqiri ka treguar edhe njëherë krenarinë e tij për vendlindjen. Futbollisti kosovar bashkë me një tifoz të Interit dhe bashkëlojtarin e tij kroat, Mateo Kovaçiç, pozuan për një fotografi duke krijuar flatrat e shqiponjës dykrenore me duar, një tendencë që duket se po përhapet në rradhët e futbollistëve.

a.k

Zaev nxjerr edhe përgjimet e politikanëve shqiptarë në Maqedoni. Asgjë për t’u shënuar

Postuar në 09 Shkurt, 2015 13:45

Ka nisur publikimin e përgjimeve për të cilat kishte kryer taki me kryeministrin Gruevski, kreu opozitar maqedonas i LSDM-së Zoran Zaev. Sipas tij, mes të përgjuarve janë edhe liderët e partive shqiptare. Ai ofroi para gazetarëve të pranishëm audion e përgjimit që i është bërë Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe Rufi Osmanit. Përgjimet e publikuara janë biseda private që nuk i implikojnë ata. Ja çfarë bisedonin liderët shqiptarë.

 

Ali Ahmeti flet me personin e quajtur Fatmir

Ali Ahmeti: A më dëgjon Fatmir?

Fatmiri: Po

Ndërhyn ERE. Tepricën e energjisë KESH do t’ia shesë vetëm OSHEE-së

Postuar në 09 Shkurt, 2015 13:29

Një ditë pasi Korporata Elektroenergjetike sqaroi arsyet pse nuk i shiti OSHEE-së energjinë e prodhuar nga teprica e prurjeve në kaskadën e Drinit, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar vendimin që detyron KESH-in t’i shesë vetëm Operatorit të Shpërndarjes energjinë e siguruar në kushtet e superprodhimit.

Shtyhet sërish ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë. Në dhjetor kreu i KMSH-së, Bruçaj, deklaroi se ndërtimi do të niste në janar...

Postuar në 09 Shkurt, 2015 12:24

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, deklaroi në muajin dhjetor se ndërtimi i Xhamisë së Tiranës nis në muajin janar dhe se ai do të zgjasë tre vjet. (http://www.zeri.info/bota/13674/xhamia-e-madhe-ne-nise-ne-ja...). Në të vërtetë muaji janar kaloi, por ndërtimi nuk ka nisur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme