Arkiv-Lajme

Gjika flet nga spitali: Skenar për të denigruar figurën time, jam duke zbuluar regjisorin. Prokuroria ngatërroi adresë, i çoi Manjanit urdhrin tim të lirimit

Postuar në 11 Shkurt, 2015 03:15

Kryebashkiakiu i Vlorës Shpëtim Gjika ka folur për herë të parë  për arrestimin e dytë dhe akuzat për falsifikim të dokumentave në mbledhjen KRT-së.  Ai ka folur për një skenar të orkestruar që ka si qëllim denigrimin e figurës së tij.

Gjyqësor me ndarje etnike, marrëveshja e arritur në Bruksel përbën shkelje të ligjeve të Kosovës

Postuar në 11 Shkurt, 2015 02:37

Gazeta “Zëri” e Prishtinës, shkruan sot se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, për krijimin e një Gjykate Themelore në Veri të Mitrovicës, bën shkelje të ligjeve të Kosovës, duke filluar nga ndarja e vendndodhjes fizike të Gjykatës së Mitrovicës në dy ndërtesa, një në veri dhe një në jug. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, nga përmbajtja e Marrëveshjes së nënshkruar mes dy kryeministrave, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç, përfshin kuotat për përkatësinë etnike të personelit kryesor.

 

l.v

Pjerin Ndreu: Tritoli, presion që fokusohet te përfaqësuesit e lartë të shtetit, politika t’u qëndrojë larg këtyre ngjarjeve e të mos përdoren për kapital

Postuar në 11 Shkurt, 2015 02:25

Për deputetin socialist Pjerin Ndreu, shpërthimi me tritol në biznesin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është mesazhi i drejtpërdrejtë i krimit përballë atyre që po e luftojnë. I ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, Ndreu tha se politika duhet të qëndrojë larg këtyre ngjarjeve dhe të mos përdoren për kapital.  “Ajo që nuk duhet të hyjë në këtë mes është politika. Ajo është qartësisht një mesazh, një formë presioni që fokusohet diku dhe kryesisht te përfaqësuesit e lartë të shtetit. Te familja e Ministrit të Brendshëm dhe te një funksionar i lartë i policisë.

Tahiri kritika Visho Ajazit për tritolin në farmacinë e babit. “E mori vesh lajmin në orën 09:00”. Sterkaj i pakënaqur me shefat e policisë

Postuar në 11 Shkurt, 2015 02:18

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka shprehur rezerva për Shërbimin Informatov Shtetëror pas incidentit në farmacinë e babit të tij dhe dy ngjarjeve të tjera që u klasifikuan si akte terroriste.

Gazeta Shqiptare raporton se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri u diskutua rreth shpërthimeve me tritol në kryeqytet.

Tahiri mësohet se ka shprehur habinë për mungesën e informacionit nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika lidhur me shpërthimet me tritol që tronditën Tiranën.

Serbët nuk ikin nga Kosova, thonë se ndihen të kënaqur nga raportet që kanë më shqiptarët

Postuar në 11 Shkurt, 2015 00:04

 “Gazeta Express” duke iu referuar një kronike televizive transmetuar nga “Klan Kosova”  thotë se valës së ikjes së shqiptarëve nga Kosova nuk iu kanë bashkangjitur edhe serbët që banojnë aty. Largimi i tyre thonë se varet nga raportet që kanë më shqiptarët. Është shumë e kënaqur me jetën që bën në Graçanicë. Për këtë arsye Mirjana Filipovic nuk e ka ndërmend të ik nga kjo komunë me shumicë serbe. Por ajo i arsyeton largimet e mijëra shqiptarëve nga Kosova. Migrimin nuk e sheh si zgjidhje asnjë rom nga e njëjta komunë. “Kosova është e lirë e ka punë edhe këtu”, tha ajo për “Klan Kosova”.

M. i Shëndetësisë: “Konsorciumi që realizon check up, kapacitete shërbimi sa për 8 firma”. Testimi? “1/3 e mjekëve nuk i ka marrë 150 kredite”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 18:46

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, është pyetur mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” për koncesionin e dhënë për shërbimin e ekzaminimeve. Sipas Beqjas koncesioni i është dhënë një konsorciumi të përbërë nga dy kompani: njëra që tregtin 4000 artikuj dhe tjetra që ka 10 vjet që është prezente në fushën e tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Ministri ka shpjeguar se kapaciteti i këtyre dy firmave, sidomos ai logjistik, siguron shërbim dhe furnizim në kohë me materiale dhe pajisjet e nevojshme, të cilat përndryshe, do të kërkonin shërbimin e 8 firmave që të mbulonin gamën e tyre.

Investigimi i “Channel One”: Skandali, 1 mijë ton mbetje të rrezikshme spitalore hidhen në ambiente të hapura

Postuar në 10 Shkurt, 2015 16:19

“Channel One” ka investiguar rreth historisë shokuese të mbetjeve spitalore, ku janë përfshirë spitale dhe klinika dentare, me reputacion dhe me xhiro vjetore miliona euro. Sipas këtij investigimi Shqipëria është kthyer në një kosh të mbetjeve të rrezikshme spitalore nga neglizhenca e autoriteteve, që paguhen për të monitoruar procesin e asgjësimit. Në kronikën investiguese të “Channel One”  thuhet se në Shqipëri prodhohen 2 mijë ton mbetje spitalore në vit, por vetëm një sasi e vogël asgjësohet.

Alarmohet Beogradi zyrtar: Ushtria e Kosovës, “rrezikon paqen në rajon”

Postuar në 10 Shkurt, 2015 15:17

"Nga terroristë guerilë në forca mbrojtëse", kështu kanë shkruar mediat serbe që mbështesin deklaratat e e udhëheqësve shtetërorë, të cilat nuk kanë nguruar të paraqesin ish-pjesëtarët e UÇK-së si terroristë. “Zëri” shkruan se lajmi përmes të cilit Pentagoni amerikan ka mbështetur transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovës, ka bërë që të zgjojë reagime të ashpra në mesin zyrtarëve shtetërorë në Serbi.

Punonjësja amerikane e ndihmave peng i ISIS, Uashingtoni konfirmon vdekjen e saj

Postuar në 10 Shkurt, 2015 13:25

Një tjetër viktimë por këtë herë jo e ekzekutuar në mënyrë barbare. Katër ditë pasi militantët e Shtetit Islamik thanë se një sulm ajror i koalicionit vrau një amerikane, punonjësen e ndihmave, sot zyrtarët amerikanë dhe familja e saj konfirmuan se pengu që mbahej në Siri kishte vdekur. Pretendimet u shfaqën në internet javën e kaluar se një sulm ajror jordanez goditi ndërtesën ku 26 vjeçarja Kayla Mueller besohet se mbahej në qytetin Raka në Siri. Zyrtarët jordanezë, amerikanë dhe të tjerë kishin ngritur pyetje rreth pretendimit, dhe rrethanat e vdekjes së saj mbeten të panjohura.

Hapet në Suedi ambasada e parë e shtetit të Palestinës në Europën Perëndimore

Postuar në 10 Shkurt, 2015 13:18

Suedia është vendi i parë i Europës Perëndimore që do të presë hapjen e ambasadës së Palestinës. Lajmi bëhet i dtur nga agjencia ruse e lajmebe “Ria Novosti” që i referohet zyrës së shtypit të kryeministrit suedez. Deri më sot palestinezët kanë patur në Stokholm një mision, kurse hapja e ambasadës bëhet me rastin e vizitës së kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas në Suedi. Suedia njohu para disa muajsh shtetin e Palestinës duke provokuar reagime nga Izraeli.
s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme