Tahiri kritika Visho Ajazit për tritolin në farmacinë e babit. “E mori vesh lajmin në orën 09:00”. Sterkaj i pakënaqur me shefat e policisë

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka shprehur rezerva për Shërbimin Informatov Shtetëror pas incidentit në farmacinë e babit të tij dhe dy ngjarjeve të tjera që u klasifikuan si akte terroriste.
Gazeta Shqiptare raporton se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri u diskutua rreth shpërthimeve me tritol në kryeqytet.
Tahiri mësohet se ka shprehur habinë për mungesën e informacionit nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika lidhur me shpërthimet me tritol që tronditën Tiranën.
“Ngjarja kishte ndodhur në orën 02:55, kreu i SHISH ishte më i painformuari në orën 09:00 të mëngjesit mësohet t’u ketë thënë Tahiri para kaloegëve të grupit parlamentar”
Në këtë mbledhje mësohet se nuk munguan edhe kritikat për policinë nga deputeti socialist i Malësisë së Madhe Paulin Sterkaj.
“Nëse kjo do t’i kishte ndodhur një kolegu tjetër mund të kishe nxituar më shumë, por merre me qetësi meqënëse kjo ngjarje të ka ndodhur ty. Vëri efektivët e policisë në punë, sepse shefat e komisariateve nuk hapin as telefonat, janë të gjithë nga e njëjta krahinë”-, mësohet të jetë shprehur Sterkaj.
l.v
Add new comment