Punonjësja amerikane e ndihmave peng i ISIS, Uashingtoni konfirmon vdekjen e saj

Një tjetër viktimë por këtë herë jo e ekzekutuar në mënyrë barbare. Katër ditë pasi militantët e Shtetit Islamik thanë se një sulm ajror i koalicionit vrau një amerikane, punonjësen e ndihmave, sot zyrtarët amerikanë dhe familja e saj konfirmuan se pengu që mbahej në Siri kishte vdekur. Pretendimet u shfaqën në internet javën e kaluar se një sulm ajror jordanez goditi ndërtesën ku 26 vjeçarja Kayla Mueller besohet se mbahej në qytetin Raka në Siri. Zyrtarët jordanezë, amerikanë dhe të tjerë kishin ngritur pyetje rreth pretendimit, dhe rrethanat e vdekjes së saj mbeten të panjohura. Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Bernadette Meehan tha se familja e zonjës Mueller mori një mesazh privat nga pengmarrësit e saj gjatë ditëve të fundit me informacione shtesë që verifikon më tej lajmin për vdekjen e saj, që u dha fillimisht përmes internetit javën e kaluar.
l.v
Add new comment