Investigimi i “Channel One”: Skandali, 1 mijë ton mbetje të rrezikshme spitalore hidhen në ambiente të hapura

Postuar në 10 Shkurt, 2015 16:19

“Channel One” ka investiguar rreth historisë shokuese të mbetjeve spitalore, ku janë përfshirë spitale dhe klinika dentare, me reputacion dhe me xhiro vjetore miliona euro. Sipas këtij investigimi Shqipëria është kthyer në një kosh të mbetjeve të rrezikshme spitalore nga neglizhenca e autoriteteve, që paguhen për të monitoruar procesin e asgjësimit. Në kronikën investiguese të “Channel One”  thuhet se në Shqipëri prodhohen 2 mijë ton mbetje spitalore në vit, por vetëm një sasi e vogël asgjësohet. Më shumë se 1 mijë ton mbetje të rrezikshme spitalore hidhen në ambiente të hapura dhe shqiptarët bashkëjetojnë me rrezikun e sëmundjeve infektive dhe kancerogjene. “Channel One” zbuloi se licencë për trajtimin e mbetjeve spitalore kanë vetëm tri kompani, ndërkohë që në Shqipëri janë 2500 prodhues të mbetjeve spitalore. Mjeti që transportonte mbetjet spitalore lëvizte me targë false dhe deri sa të mbushej plot, proces që zgjaste 10 ditë, parkohej në një lagje të populluar në Tiranë, duke rrezikuar shëndetin e banorëve që jetonin në shtëpitë aty afër. Investigimi i “Channel One” përfundon me shprehjen: “Në Shqipëri çdo vit, mbi 4 mijë persona dignostifikohen me tumor dhe mijëra të tjerë preken nga sëmundjet infektive”.

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/vendi/skandali-me-mbetjet-spitalore-miliona-euro-te-shperdoruara-nga-kompani-fantazme/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.