Arkiv-Lajme
Rusia e gatshme të ndihmojë financiarisht Greqinë. Athina zyrtare kërkon ndërtimin e Turkish Stream, që konkuron TAP-in. Mbështetje e kushtëzuar për këtë të fundit
Rusia ka bërë deklaratën e parë zyrtare përmes së cilës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Greqinë financiarisht, nëse kjo e fundit do ta kërkojë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi në një konferencë për shtyp, se “ndonëse Rusia nuk ndodhet në një situatë të lehtë financiare në këtë moment...por nëse nga Greqia do të ketë ndonjë kërkesë, atëherë ne me siguri do ta konsiderojmë”.
Altuzan-i, një nga ilaçet e falsifikuara që importohet në Shqipëri? PD akuzon ministrin Beqja për vdekjen e një të sëmure me kimioterapi
Duke iu referuar një raporti të FDA (Food and Drug Administration) në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, njëherësh deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka sjellë si shembull të falsifikimeve në tregun e barnave, Altuzan-in, një medikament që përdoret për të sëmurët me kimioterapi.
Denoncimi i Partisë Demokratike ka marrë shkak nga vdekja e një pacienteje të trajtuar me Altuzan, familjarët e së cilës kishin shprehur publikisht shqetësimin për marrjen e këtij medikamenti që nuk kishte dhënë asnjë efekte tek pacientja.
Nishani, “jo” për Zhitin: “Vatikani, seli e shenjtë. Nuk do cenohet laiciteti, por Shqipëria nuk është as ateiste”. Po Presidenti kujt besimi i përket vallë?
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do të dekretojë asnjë ambasador, kandidatura e të cilit nuk është konsultuar më parë me të. Në një intervistë për “ABC News” Nishani është shfaqur i prerë në këtë drejtim, duke bërë të qartë se emrat e kaluar së fundmi në Komisionin Parlamentar me Jashtë nuk do të kalojnë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra sesi e ka shpjeguar qëndrimin e vet Bujar Nishani kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.
OSHEE-ja drejt riprivatizimit, edhe pse qeveria vlerëson të suksesshëm administrimin shtetëror. Do të jepet vetëm menaxhimi, jo pronësia e kompanisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duket do të kalojë sërish në duart e privatëve. “Top-Channel” ka publikuar sot një dokument të programit të reformave të përpiluar nga Ministria e Financave, sipas të cilit parashikohet kalimi i OSHEE-së në menaxhim të kompanive private. Madje thuhet se përfaqësuesit e qeverisë kanë hyrë në kontakt me një kompani private. Kësaj radhe OSHEE-ja nuk do të kalojë në pronësi të subjekteve private, por vetëm menaxhimi i saj do të jetë në duart e tyre. Gjithsesi deri më tani, siç raportoi TCH, kjo mbetet ende një mundësi që do kërkojë disa kohë.
LSI investohet hapur kundër ministrit të Shëndetësisë. Spartak Braho: “Testimi i mjekëve, antiligjor dhe antikushtetues”
Pas Petrit Vasilit, sot ishte Spartak Braho që ka publikuar në gazetën “Mapo” një opinion kundër nismës së ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për testimin e personelit mjekësor. Dy nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dalin kështu me radhë me qëndrime të hapura kundër Beqjas, i vënë në qendër të vëmendjes edhe për dy tendera: atë të helikopterit dhe atë të shërbimit ekzaminies. Linja e kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, është ajo juridike dhe kushtetues që ka si finale antokushtetueshmërinë e testimit.
Njeriu me biçikletë që dyshohet se ka vendosur eksplozivin në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe stacionin e unazës (VIDEO)
Policia ka shpërndarë pamje nga kamerat e sigurisë, ku dallohet një i ri me biçikletë dhe kapuç që po kryen disa veprime pikërisht në anën perëndimore të ndërtesës ku ndodhet farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit. I njëjti person dyshohet se ka tentuar të shpërthejë dy kallëpet me tritol në stacionin e unazës, tentativë që ka dështuar. Pikërisht sipas policisë ky është personi që dyshohet se ka vendosur eksplozivin në farmacinë e babit të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe që ka tentuar të aktivizojë kallëpet me tritol stacionin e Unazës pranë zonës së Vasil Shantos.
Traktet në Vlorë, thirrje për reagim dhe një koincidencë me 1997-ën
Disa qindra trakte janë shpërndarë sot në mëngjes në qytetin e Vlorës. Traktet janë firmosur nga “Vlora përgjigjet”, që merr përsipër autorësinë, ndonëse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një organizatë. Slogani është ndërgjegjësohu dhe pyetet në mënyrë domethënëse “ku është dinjiteti i voonjatit”. “Është koha për të vepruar në emër të së ardhmes”, thuhet ndër të tjera, teksa fotot ilustrojnë në mënyrë stigmatizuese aksionet për energjinë dhe ato të INUK-ut. Nuk ka ende një qëndrim të policisë për këto trakte, por duket se ngjarja ka një lidhje simbolike.
Didi krahason Tahirin me Falkonen: Shpërthimi në farmaci dhe eksplozivi në stacionin e unazës kanë lidhje. Fijet e mafias kërkojnë të destabiliziojnë vendin
Duke bërë një paralelizëm të shpërthimit me tritol në farmacinë e babait të Sajmir Tahirit dhe atentateve mafioze në Itali, drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka krahasuar ministrin e Brendshëm me prokurorin Xhovani Falkone, të ekzekutuar nga mafia.
Sipas tij aktet terroriste të ditëve të fundit tregojnë rritjen e agresivitetit të grupeve të krimit të organizuar edhe të strukturave mafioze kriminale, fijet e të cilave kanë depërtuar në strukturat e ndryshme të organizimit të shoqërisë shqiptare për shkak se fusha e lojës së tyre po ngushtohet vazhdimisht.
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Presidentit. Pezullon zbatimin e ligjit për karrierën ushtarake(nenet 25/3 dhe 26/4)
Gjykata Kushtetuese ka vendosur dje të pezullojë “zbatimin e neneve 25/3 dhe 26/4 të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë “ deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”. Gjykata i ka dhënë kështu të drejtë Presidentit të Republikës që është kërkuesi në këtë proces. Kreu i shtetit ka kërkuar shfuqizimin e vetë ligjit, për të cilin ka shprehur më herët rezerva. Ligji në fjalë rregullon karrierën e ushtarakëve.
s.z
Portali kundër korrupsionit, ministri Çuçi deklaron se janë raportuar 1600 denoncime. Dhe rikujton problemin e drejtësisë...
Koordinatori Kombëtar kundër korrupsionit, Bledar Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” një opinion-rezyme për portalin online të denoncimeve nga qytetarët. “Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, e titullon Çuçi opinionin e tij duke folur në të për suksesin e nismës më të fundit të qeverisë. Dhe përmkëtë flasin shifrat. “Ç’ka ndodhur ndërkohë me portalin?