OSHEE-ja drejt riprivatizimit, edhe pse qeveria vlerëson të suksesshëm administrimin shtetëror. Do të jepet vetëm menaxhimi, jo pronësia e kompanisë

Postuar në 11 Shkurt, 2015 08:20

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duket do të kalojë sërish në duart e privatëve. “Top-Channel” ka publikuar sot një dokument të programit të reformave të përpiluar nga Ministria e Financave, sipas të cilit parashikohet kalimi i OSHEE-së në menaxhim të kompanive private. Madje thuhet se përfaqësuesit e qeverisë kanë hyrë në kontakt me një kompani private. Kësaj radhe OSHEE-ja nuk do të kalojë në pronësi të subjekteve private, por vetëm menaxhimi i saj do të jetë në duart e tyre. Gjithsesi deri më tani, siç raportoi TCH, kjo mbetet ende një mundësi që do kërkojë disa kohë. Një mundësi që po shihet ndonëse menaxhimi i deritanishëm shtetëror trumbetohet si i suksesshëm.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.