Arkiv-Lajme
“Dekalogu Kuq e Zi”, një serial komedi që frymëzohet nga dhe për Shqipërinë e Madhe
“Shqipëria e Madhe” bëhet burim frymëzimi për producentët e Digitalb, të cilët kanë prezantuar në Prishtinë projektin për një serial komedi që do të shfaqet në kanalet me pagesë të kësaj platforme dhe do të quhet “Dekalogu Kuq e Zi”. Një ide që sipas regjisorit të shfaqjes, Altin Basha, lindi pas mbledhjes së dy qeverive në Prizren.
Drejtori i Digitalb-it, Alban Jaho teksa vlerësoi “Dekalogun Kuq e Zi” si ndër prodhimet më të mira tha se ky unifikim vlerash është në thelb projekti i Shqipërisë së Madhe.
Al-Baghdadi pushtohet nga ISIS. Objektivi i radhës, baza ajrore që strehon amerikanët
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë gjatë së premtes kontrollin e plotë të qytetit irakian të Al-Baghdadit, në perëndim të Ramadit, e sipas zyrtarëve të sigurisë ata u janë afruar së tepërmi një baze ajrore që strehon personelin ushtarak amerikan. “Tashmë ata janë pranë bazës ajrore strategjike të Ayn al-Assad, vetëm 15 km larg Al-Baghdadit”, thanë zyrtarë të sigurisë, ndërkohë që forcat irakiane kanë nisur të bëjnë thirrje për përforcime. Por, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha për CNN se nuk është planifikuar asnjë evakuim i bazës në fjalë.
Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, pesimist për një marrëveshje të shpejtë me Greqinë
AFP njofton se Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem konfirmoi sot se ishte pesimist për mundësinë e një marrëveshjeje me Greqinë gjatë takimit të parashikuar të hënën e ardhshme në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje financiare me Athinën. “Grekët kanë ambicie të mëdha, por mundësitë, duke marrë parasysh gjendjen e ekonomisë greke, janë të limituara”, deklaroi Jeroen Dijsselbloem. Programi i ndihmës për Greqinë përfundon më 28 shkurt dhe qeveria e re greke refuzon ta shtyjë.
Trashëgimtarët e Karaosmanëve në Elbasan: E vërteta mbi pronën, nuk duam prishjen e Kishës katolike
“Nuk kemi kërkuar prishjen e kishës, por një zgjidhje për të dy palët”. Pronarët e truallit të kishës katolike në Elbasan sqarojnë pozicionin e tyre lidhur me polemikat që kanë shpërthyer ditët e fundit rreth autorësisë së kësaj pronësie. Përfaqësuesit e trashëgimtarit Qemal Karaosmani në një deklaratë për shtyp shprehën keqardhje për gjithçka po ndodh duke i dhënë konotacion politik çështjes.
Konsensus për koncesionin e parkingjeve publike në Tiranë. Shtyrja vetëm për ndryshimin e termave; kohëzgjatja dhe mospërfshirja në të edhe të lagjeve të kryeqytetit
Dy partitë kryesore në vend, përfshi edhe LSI-në janë dakord për dhënien me koncesion të parkingjeve publike në Tiranë. Diferencat mes tyre janë thjesht teknike. Kështu ka ndodhur edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës kur projektvendimi për koncesionin në fjalë u shty për javën e ardhshme. Arsyeja është se këshilltarët e PS-së kanë kërkuar ndryshimin e termave të koncesionit. “Kërkuam shtyrjen e miratimit të aktit, në mënyrë që bashkia të rishikojë aktin, pasi nuk ishim dakord me shtrirjen në kohë dhe në hapësirë të koncesionit.
Ramush Haradinaj paralajmëron “pranverën kosovare”: Një “Trepçë” është, një “Kosovë”
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për Ligjin për Ndërmarrjet për Publike, ka thënë se ka ardhur koha që të dimë se me cilën anën qëndrojmë. “Po mendojnë se jemi duke luajtur fshehtas. Unë e kam një mënyrë timen për me i thënë gjërat, sidomos PDK-së dhe LDK-së. Tema është “Trepça”, një presion është një popull i Kosovës është i varfët që po duhet me ik për bukë, e që ne e përfaqësojmë. Duhet me zgjedh me kë duam të jemi në këtë kohë. Është e pamundur me luajt fshehtas. Një “Trepçë” është, një “Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Krimi në Tiranë, 3 të armatosur grabisin dy thasë me para në një filial banke tek stacioni i trenit
Tirana është kthyer në një qytet ku mbizotëron kamorra. Forcat e policisë mbërrijnë me shpejtësi në vendngjarje dhe mbledhin provat. Tritol, vrasje e grabitje bankash. Çfarë duhet më shumë se kaq që Tirana të ngjasojë me Palermon apo Napolin e viteve ‘70. Tre persona të armatosur kanë grabitur dy thasë me para në filialin e një bankë pranë stacionit të trenit në Tiranë rreth orës 12:40 të ditës së sotme. Nga dëshmitarët thuhet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri. Autorët vepruan në çastin e transportit të parave në bankë dhe janë larguar drejt rrugës “Karl Gega”.
Shtetet e Bashkuara/ Ndahet nga jeta David Carr gazetari i njohur i ”New York Times”
David Carr, një prej gazetarëve më të respektuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i njohur për humorin dhe stilin e tij luftarak, por edhe për mënyrën sesi arriti të dilte nga varësia ndaj drogës, vdiq dje në mbrëmje në moshën 58-vjeçare. “Carr, i cili mbulonte median, u rrëzua dje në redaksinë e gazetës dhe u deklarua i vdekur pak pasi mbërriti në spital”, njoftoi gazeta ”New York Times”. Shkaku i vdekjes së Carrit nuk është bërë ende i ditur.
Tritoli në Tiranë, 7 në pranga mes tyre i dyshuari si autori i shpërthimeve
Policia arreston një shtetas i cili dyshohet të jetë autor i shpërthimeve në Tiranë. Në pranga ka përfunduar Alfred Qefaliaj, 30 vjeç banor në Linzë, fshat në periferi të kryeqytetit. Më herët policia ndaloi edhe një shtetas tjetër, i cili dyshohet se ka dijeni për shpërthimet e ndodhura në Tiranë tri ditë më parë. Aktualisht Emirjan Gjuta po merret në pyetje lidhur me ngjarjet që tronditën kryeqytetit. Policia e Tiranës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 7 persona.
Eurodeputetët Fleckenstein - Bostinaru: Dënojmë sulmet terroriste në Tiranë, autorët para drejtësisë
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Victor Bostinaru kanë dalë sot me një deklaratë në lidhje me sulmet terroriste të se mërkurës në Tiranë, ku dënojnë me forcë sulmet që u organizuan kundër një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare, duke e konsideruar ate nje krim te shëmtuar. Ne deklaratën e Knut Fleckenstein dhe Victor Bostinaru, theksohet se “Ne dënojmë me forcë sulmet që u kryen te mërkurën në Tiranë kundër një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare.