Arkiv-Lajme

Eksodi i kosovarëve dhe disa enigma për mosreagimin e institucioneve. “A mos vallë janë të përfshirë edhe ato”, ngre dyshimin A. Kelmendi

Postuar në 14 Shkurt, 2015 09:52

Ikja e kosovarëve po krijon një bindje se diçka është e organizuar dhe se ky nuk është një eksod spontan. Adriatik Kelmendi, që shkruan sot në “Koha Ditore” nënvizon paraprakisht se situata e një shumice qytetarësh është e dëshpëruar, por ikja masive, sipas tij, ka një dorë që e organizon. “Dikush këtu, nën sytë e të gjithëve, është duke bërë një mashtrim të madh dhe të tmerrshëm. Përndryshe nuk ka se si shpjegohet që familjet me fëmijë të vegjël ia kanë mësyrë të ikin nëpër dimër e borë, me temperatura edhe nën zero, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve”, thotë Kelmendi.

Zgjedhjet e 21 qershorit, për Tiranën propozohet që të ketë vetëm 3 qendra të administrimit zgjedhor

Postuar në 14 Shkurt, 2015 08:25

Tirana do të ketë vetëm tre qendra administrimit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kështu raporton sot “Albanian Screen” sipas të cilit ky është një propozim që duhet të kalojë për miratim në Kuvend. “Tirana do të ketë një trajtim të vecantë në kod. Nuk do të ketë më 11 zona administrimi zgjedhor aq sa ishte dhe numri i minibashkive, por 3 të tilla. Ndryshimet pritet të paraqiten nga një grup deputetësh, pas tërheqjes së qeverisë nga drafti që kishte përgatitur”, shkruan “AS”.
s.z

Arkitekti Besnik Aliaj: “Jemi në një “luftë të ndyrë”, “kurvërisht skuthe dhe jo burrërore”. Po shkojmë drejt një konflikti si ’97”

Postuar në 14 Shkurt, 2015 06:46

Besnik Aliaj, arkitekt dhe drejtues i Co-Plan shkruan sot një opinion në gazetën “Mapo” që e titullon: “Lufta e ndyrë”. Aliaj paralajmëron se për ato që thotë nuk do gjykuar si pesimist, as i trembur dhe i depresuar. Por thotë ato që mendon dhe vlerëson. Dhe sipas tij, Shqipëria, shqiptarët ndodhen aktualisht në luftë, në një “luftë të ndyrë” dhe shumë të rrezikshme. “Ky vend po rrëshqet butë, por frikshëm drejt “dirty ëar”! Ah, e kuptova…Po mendoni se jam demoralizuar? Trembur? Depresuar? Nuk besoj se ka më naivë të mos kuptojë se ç’ndodh.

Zgjedhjet e qershorit, KQZ: vendorët kanë shkelur Kodin Zgjedhor

Postuar në 14 Shkurt, 2015 06:27

Krerët e pushtetit lokal kanë shkelur Kodin Zgjedhor, pasi asnjë prej tyre nuk ka dërguar në KQZ informacion për Qendrat e Votimit dhe hartat zgjedhore. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj duke dhënë listën e plotë paralajmëroi gjobë ndaj krerëve të njësive vendore.

Parkimet private, Bozdo: Rezidentët nuk do të paguajnë, nuk favorizohet asnjë kompani

Postuar në 14 Shkurt, 2015 06:17

Për “News24” Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka deklaruar sot se ka një plan konkret masash për rregullimin e trafikut në kryeqytet dhe ka dhënë sqarime për dhënien me koncesion të parkimeve publike. Bozdo ka deklaruar se asnjë prej qytetarëve rezidentë në Tiranë nuk do të paguajë për parkimin, pasi do të pajisen me leje të posaçme. Sipas të njëjtit burim, Nënkryetari i Bashkisw tha se “nuk favorizohet asnjë kompani për dhënien me koncesion. Bashkia ka një plan konkret masash për rregullimin e trafikut.

Pukë, shembje dheu në minierën e Munellës, vdes minatori 48-vjeçar

Postuar në 14 Shkurt, 2015 06:02

“OraNews” raportoi se gjatë ditës së sotme në minierën e Munellës në Pukë ka patur shembje dheu. Lajmi u bë i ditur nga policia e Pukës. Shembja e masivit të dherave i ka kushtuar jetën minatorit 48­vjeçar Gjovalin Prenga. Burime nga autoritetet policore thanë se trupi i pajetë u nxor nga 2 mijë metra thellësi, në galerinë nr. 6 rreth orës 12:30 minuta. Mësohet se 48-vjeçari ka qenë i vetëm në galeri teksa punonte në atë sektor. Pas ngjarjes në minierë ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve e cila ka shprehur indinjatën e radhës për kushtet e punës.

Ja si u grabit banka te Stacioni i Trenit. (Video)

Postuar në 14 Shkurt, 2015 05:03

Policia ka bërë publike videon e grabitjes se filialit te Union Bank mesditën e së premtes në  zonë pranë Stacionit të Trenit në Tirane. Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë duken 3 persona të armatosur që sulmojnë punonjësin e bankës dhe dy roje të sigurisë sapo ata nxjerrin dy thasë me para nga ana e pasme e bankës.

 

l.m


 

 

Grabitja e bankës te stacioni i trenit, “Panorama”: 4 autorë kërcënuan me armë, qëlluan me shpullë rojën

Postuar në 14 Shkurt, 2015 03:39

“Panorama” zbardh videon e shkëputur nga kamera e sigurisë së bankës që u grabit në mes të ditës në afërsi të stacionit të trenit, te bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë. Katër autorët, të armatosur me kallashnikovë dhe pistoletë kishin zënë pritë në tunelin në mes pallateve ku çdo ditë makinat e blinduara merrnin paratë nga banka për t’i transportuar drejt Thesarit të Shtetit. Ata kanë gjurmuar nga pas punonjësit e sigurisë që kalonin me thasët e parave dhe duke i gjetur në befasi ia kanë rrëmbyer e janë larguar me vrap.

Refuzimi i Nishanit për Zhitin ambasador në Vatikan, Rama e cilëson: Ridënim për arsye politike

Postuar në 14 Shkurt, 2015 03:03

“Ridënim të Visar Zhitit” e ka quajtur kreu i qeverise, Edi Rama refuzimin nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, propozimin që shkrimtari i njohur të jetë ambasadori ynë në Vatikan. Në një postim në rrjetin social Facebook, Edi Rama flet me vlerësim të lartë për Zhitin, si poet, personalitet, të vetmin deputet të Partisë Demokratike që nuk ka shpifur për askënd. Ja mesazhi i tij:

Qeveria ndryshon procedurat për legalizim, ndërtimet para 1991 marrin tapitë për 7 ditë

Postuar në 14 Shkurt, 2015 02:38

“Gazeta Shqiptare” ka botuar sot detajet e ligjit e procedurave për legalizim sipas vendimit që qeveria shqiptare e ka futur një ditë më parë në fuqi. Të gjithë personat që kanë ndërtuar deri në gusht të vitit 1991 mund të regjistrojnë në Zyrat e Pasurive të Paluajtshme objektet e tyre, qofshin për banim apo biznes, brenda 7 ditëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme