Arkiv-Lajme
Shkatërrohet klani i "Ciganëve", kapen 3 ton drogë në Itali. Edhe Shqipëria në listën e vendeve tranzit për marijuanën e kokainën (Video)
Policia italiane vuri në pranga 33 persona të përfshirë në trafikimin e 3 ton drogë të llojeve kokainë, heroinë e mariuanë. Mediat italiane bëjnë të ditur se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Arrestimet u kryen gjatë paradites në një operacion të shtrirë në të gjithë vendin. Shqipëria përdorej si vend tranzit për trafikimin e drogës drejt Italisë dhe që prodhohej në Turqi e Afganistan. Origjinë e lëndës narkotike me një vlerë tregu prej 53 milion eurosh, ishin edhe Hollanda e vendet e amerikës latine.
l.m
Një testim që të lë pa fjalë. Ja disa nga pyetjet për infermierët....
Një testim që realisht të lë pa fjalë është ai që ka adoptuar Ministria e Shëndetësisë për mjekët dhe infermierët. E para që të bie në sy është se testi është marrë i gatshëm nga një vend tjetër dhe vetëm sa është përkthyer ose përshtatur në shqip. E dyta është se pyetjet janë sa minore aq edhe qesharake. Gazeta Tema thotë se një pjesë e pyetjeve janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe përcjell një prej pyetjeve për infermierët që lidhet me stresin e pacientëve.
"Muhamedi është biri i Zotit", thuhet në tekstin e Sociologjisë për shkollat e mesme
Në librin e Sociologjisë për shkollat e mesme në kapitullin ku flitet për fenë islame, ka një pasaktësi që bie ndesh me kolonat e këtij besimi. Në faqen faqen 109 thuhet se "Recitimi i motos islame, sipas së cilës Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është i biri i tij". Sipas portalit Albeu bëhet fjalë për tekstin e Sociologjisë së klasës së 11-të me autorë Fatos Tarifën, Klementin Milen dhe Flora Gjokën e botuar nga Shtëpia Botuese "Mediaprint". Në fakt sipas predikimit islam, Allahu është i vetmi Zot ndërsa Muhamedi është i dërguari i tij.
Kosova në përvjetorin e 7-të të Pavarësisë. A ka arsye për të festuar? – pyet Zëri
Ndërkohë që nesër mbushet përvjetori i shtatë i pavarësisë së Kosovës, vendi nuk duket se ka shumë arsye për të festuar. Kryesorja, gjendja ekonomike dhe eksodi i heshtur që po kryhet javët dhe muajt e fundit nga qytetarë drejt vendete të Europës Perëndimore, çka ka nisur të shqetësojë edhe BE-në.
Variante ballkanike për zgjidhjen e krizës ukrainase dhe një analizë(konspirative) që e sheh emigracionin kosovar “në funksion të çështjes së Vojvodinës”!!!
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë provohet se kriza ukraniase mund të gjejë zgjidhje vetëm përmes një dialogu “klasik” të Luftës së Frohtë mes ShBA dhe Rusisë. “Der Spiegel” shkruante para dy ditësh një editorial të gjatë që ia kushtonte diplomacisë së kancelares Merkel, të cilën e sheh si një përpjekje për “të shpëtuar paqen në Europë”.
PD i qëndron padisë ndaj ministrit Cani. “Ka keqpërdorur letër-kreditë duke paguar klientë të qeverisë”
Ministri i Financave ka keqpërdorur letër-kreditë për të kryer pagesa deri 3 mld lekë për klientë pranë qeverisë. Padia e ish zv.ministrit dhe deputetit demokrat Sherefedin Shehu në adresë në Shkëlqim Canit do të vijojë, thotë Shehu për News 24, sepse pavarësisht se ministria ka dërguar përgjigje për këtë çështje, “dokumentacioni i ofruar nuk është i plotë, pasi mungojnë kontratat që do të provonin nëse pagesat me letër-kredi janë bërë për kontrata të lidhura që më parë, apo për ato në proces negocimi”.
A ka lidhje rrëmbimi i Enver Stafukës me atentatin ndaj Dritan Lamajt? Ja video e rrëmbimit nga 4 persona me uniformë policie (Video)
Enver Stafuka, personi i cili u dyshua për vjedhjen e automjetit me të cilin u krye atentati ndaj kryekomisar Dritan Lamajt, por që më pas u la I lirë nga gjykata, rezulton i rrëmbyer që prej datës 8 shkurt. Siç dëshmuan familjarët, por edhe siç dëshmohet në një video të bërë publike nga "News 24" Enveri ishte duke pirë kafe në një lokal përballë biznesit të familjes Stafuka në qendër të Fushe Krujës, kur 4 persona të veshur me jelekë policie dhe te armatosur, iu afruan dhe nën kërcënimin e armëve e futën forcërisht në një automjet.
Spartak Ngjela, i vetmi që sulmon Ilir Metën...hapur: “Një hajdut që vjedh shtetin dhe blen vota”
Spartak Ngjela paralajmëron përplasje shoqërore nëse qeveria do të vijojë me politikën e gjobave dhe nuk do të vërë në zbatim një plan për rritjen e prodhimit. I ftuar në News 24 Ngjela ka sulmuar hapur kryetarin e kuvendit Ilir Meta, si shkakun kryesor që qeveria nuk po ndihmohet financiarisht nga vendet e Bashkimit Europian.
Teatri “Migjeni” i Shkodrës në gjendje katastrofike. Letra e drejtorit që jep alarmin: Mund të shkërmoqet çdo moment
Teatri ‘Migjeni’ nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjente pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja. Fjala është për degradimin total të atij teatri në çdo pjesë të mundshme. Alarmin e jep për teatrin e qytetit të Shkodrës e jep drejtori Edmond Angoni me një letër drejtuar kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
Pas eseve, studimeve dhe publicistikës, Ardian Vehbiu prezantohet edhe me një roman
Ardian Vehbiu njofton në blogun e tij se botimi më i ri që ka dorëzuar për shtyp do të jetë një roman. Ose “është konceptuar si roman". "Titulli do të jetë “Loop”, ndonëse nuk është përfundimtar dhe i referohet “strukturës së veprës dhe të narrativës; por edhe konceptit të rëndësishëm që shpreh anglishtja loop si term i programimit, i fizikës së kohës, telekomunikacionit dhe topologjisë, me konotacione që shqipes lak ende i mungojnë”, shkruan ai.