PD i qëndron padisë ndaj ministrit Cani. “Ka keqpërdorur letër-kreditë duke paguar klientë të qeverisë”

Postuar në 16 Shkurt, 2015 12:03

Ministri i Financave ka keqpërdorur letër-kreditë për të kryer pagesa deri 3 mld lekë për klientë pranë qeverisë. Padia e ish zv.ministrit dhe deputetit demokrat Sherefedin Shehu në adresë në Shkëlqim Canit do të vijojë, thotë Shehu për News 24, sepse pavarësisht se ministria ka dërguar përgjigje për këtë çështje, “dokumentacioni i ofruar nuk është i plotë, pasi mungojnë kontratat që do të provonin nëse pagesat me letër-kredi janë bërë për kontrata të lidhura që më parë, apo për ato në proces negocimi”. Sipas Shehut, fondet e pashpenzuara të vitit 2014, në këtë mënyrë janë keqpërdorur duke shkelur ligjin.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.