Arkiv-Lajme

Përllogariten në 39 mln euro dëmet nga përmbytjet. Për formularin e verifikimit pyetet Kryeministri...

Postuar në 18 Shkurt, 2015 11:04

Ministria e Bujqësisë ka përllogaritur në afërsisht  39 mln euro dëmin e shkaktuar nga përmbytjet në vend. Nga verifikimi i dëmeve në terren rezulton që  në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore dëmi të jetë afërsisht në 9 milionë euro, në pemtari 12 milionë euro, në blegtori 7 milionë euro, në sera rreth 2 milionë euro,  ndërsa dëmi paraprak në objekte dhe infrastrukturë bujqësore llogaritet në rreth 15 milionë euro. Janë kryesisht dëme të shkaktuara nga përmbytjet në Vlorë, Fier , Berat dhe Gjirokastër.

BE-ja nuk pranon as refugjatët politikë. Drejtori gjerman i HRW-së thotë se ideja e ministrit të Brendshëm për azile në vendet e origjinës është ajo që duhet

Postuar në 18 Shkurt, 2015 10:40

Imigracioni, ky është halli dhe problemi kryesor i Bashkimit Europian sot. Dhe zyrtarët e këtij unioni ekskluzivisht për Perëndimin, po bëjnë çmos që të zgjojnë nga ëndrra Lindjen e Europës. Përfshi edhe shqiptarët. “Deutsche Welle” publikonte sot një intervistë me Wenzel Michalski, drejtor për Gjermaninë i Organizatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Human Rights Watch. Temë ka qenë problemi i refugjatëve ukrainas, për tëncilat edhe Michalski, njësoj si ministri i Brendshëm, De Maizere, që sugjeron ngritjen e azileve në vendet e origjinës. “Ky do të ishte një hap me vend.

Tre “jo-të” e Azerbajxhanit për Greqinë. Ja çfarë u refuzua nga kërkesat e Athinës për rishikimin e marrëveshjes për gazjellësin TAP

Postuar në 18 Shkurt, 2015 10:10

Aspak pozitive mund të konsiderohet vizita e ministrit grek të Energjisë, Panagiotis Lafazanis  në Baku të Azerbajxhanit pas refuzimit që pala azere i bëri kërkesave të Greqisë për rinegocim të disa pikave të marrëveshjes për gazsjellësin TAP.

Zënka Stefani-Peka, Unioni i Gazetarëve protokollon një deklaratë: “Gazetari Çim Peka fyeu gazetarin-analist Andrea Stefani me një zhargon që shkel etikën…”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 09:01

Para tri ditësh, Andrea Stefani dhe Çlirim Peka, u kacafytën me fjalë në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu. Se çfarë i thanë njëri-tjetrit kjo është bërë publike. Gjithsesi, për zënkën ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve që gjykon si fajtor më këtë rast, z. Peka. Ja një pjesë nga deklarata: “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me shqetësim të madh po vëren se në realitetin e përditshëm të komunikimit dhe debatit publik, po shpeshtohen rastet e fyerjeve, denigrimeve dhe cenimit të integritetit dhe dinjitetit të kolegëve.

PD-ja paralajmëron protesta, por “bojkoton” 20 shkurtin

Postuar në 18 Shkurt, 2015 08:17

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Grupit Parlamentar, përmes së cilës kryetari i saj, Lulzim Basha, ka nënvizuar qëndrimin politik për situatën e tanishme. Sipas tij, krimi përbën emergjencë kombëtare, por qeveria nuk e lufton dot atë. “Gjendja e emergjencës kombëtare ka të bëjë me qeverinë e dështuar, situatën e shthurur dhe jashtë kontrollit të sigurisë, ekonominë. Shpërthimet me tritol në Tiranë akoma janë pa autor, akti i rrëmbimit në Fushë-Krujë akoma pa autor, tonelata drogë drejt Europës. Krimi i shumëzon me zero arritjet imagjinare të qeverisë.

Rishfaqet akuza për cilësinë e miellit që importohet nga Serbia. Kreu i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës thotë se po konsumojmë rezervat shtetërore të Serbisë

Postuar në 18 Shkurt, 2015 07:30

Gazeta “Express” në Kosovë publikon sot një intervistë me Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve, i cili akuzon hapur Kompaninë “Devolli” për cilësinë e miellit me të cilin furnizonet edhe Kosova, por edhe Shqipëria. “Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese. Ai përdoret vetëm për kafshë”, citon gazeta Vocin, intervistën e të cilit e ka postuar edhe online. Çështja e miellit doli në skenë para disa muajsh, për shkak se importi intij godiste prodhuesit vendas.

Edi Rama sonte në mbrëmje në TV italian "La 7". Kush është kryeministri i Shqipërisë mysafir i “Dyndjeve Barbare”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 06:18

Një background i shkëlqyer për të prezantuar kryeministrin shqiptar Edi Rama. Agjencia italiane “ilsussidiario.net” ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i pranishëm në një emision të rëndësisë së veçantë, me fokus “Dyndjet Barbare”. Siç bëjnë me dije i njëjti rrjet mediatik, i ftuari do të jetë i pranishëm në një faqe interesante rreth politikës së brendshme në episodin “Dyndjet barbare”, emisionit televiziv të formatit talkshow drejtuar nga Daria Bignardi në ekranin italian “La 7” mbrëmjen e sotshme.

Pas përgjimeve, qeveria turke e gjen zgjidhjen: pastrim i sistemit dhe telefona të rinj të kriptuar për zyrtarët e lartë

Postuar në 18 Shkurt, 2015 05:23

Skandali i përgjimeve në Turqi, ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masa drastike. Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “Anadolu” se për të pamundësuar që ngjarje të tilla të ngjasin në të ardhmen, zyrtarët e shtetit do të pajisen me telefona të kriptuar. “Strukturat paralele(kështu thirret i ashtuqqujtur grup i Gulenit) ka vendosur një llloj kodi pirat në sistemin e vjetër, në softuere, për të dekoduar telefonatat e zyrtarëve më të lartë. Por ne i fshimë të gjitha dhe vendosëm kode të reja për tekefonata të koduara.

Ministrja e Kulturës deklaron se Cirku i Tiranës nuk do të zhvendoset. “Do t’i japim zgjidhje konfliktit me pronarët e truallit”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 05:04

Ministria e Kulturës është tërhequr nga protesta e artistëve të cirkut të Tiranës, që kundërshtonin zhvendosjen e tij. “Cirku Kombëtar nuk do të zhvendoset, por do të vazhdojë aktivitetin e tij të zakonshëm artistik në të njëjtin vend ku ka qenë edhe më parë. Cirku do vazhdojë të qëndrojë në funksion të aktivitetit të tij, deri sa të gjejmë një zgjidhje të re”, tha ministrja Mirel Kumbaro. Zhvendosja e cirkut buron nga vendimet e gjykatave që i njohin pronarëve të truallit të drejtën e pronës. Dhe bëhet fjalë për 409 metra katrorë që janë pjesë e 1.500 metrave katrore të arenës së cirkut.

Hahn: Me rëndësi për Kosovën, ruajtja e stabilitetit. Jahjaga: Dialogu me Serbinë, e rëndësishme arritja e marrëveshjes për çështje të drejtësisë

Postuar në 18 Shkurt, 2015 03:32

Presidentja e Kosovës,  Atifete Jahjaga, priti  në takim komisionerin e BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn. Komisioneri i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit,  Johannes Hahn, në takim sot në Prishtinë me Presidenten Atifete Jahjaga, theksoi se është me rëndësi për Kosovën ruajtja e stabilitetit dhe angazhimi në thellimin e reformave të brendshme që do të mundësojnë edhe zhvillim ekonomik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme