Pas përgjimeve, qeveria turke e gjen zgjidhjen: pastrim i sistemit dhe telefona të rinj të kriptuar për zyrtarët e lartë

Postuar në 18 Shkurt, 2015 05:23

Skandali i përgjimeve në Turqi, ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masa drastike. Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “Anadolu” se për të pamundësuar që ngjarje të tilla të ngjasin në të ardhmen, zyrtarët e shtetit do të pajisen me telefona të kriptuar. “Strukturat paralele(kështu thirret i ashtuqqujtur grup i Gulenit) ka vendosur një llloj kodi pirat në sistemin e vjetër, në softuere, për të dekoduar telefonatat e zyrtarëve më të lartë. Por ne i fshimë të gjitha dhe vendosëm kode të reja për tekefonata të koduara. Një sasi prej 200-250 telefona të kriptuar do të prodhohen dhe do të vihen në përdorim në vitin 2016”, tha ai.
s.z

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>t&#39;ia kishin dhene ilir metes kete para 21 janarit, s&#39;do kishim pas kete qenef ketu ne kete vend.</p><p>me demek, turqia e korruptuar, e?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.