Arkiv-Lajme

Nishani thërret në takim Visar Zhitin dhe i sqaron “jo-në". Zhiti: “Nuk e kapa ku e kishte. Nuk jam në lartësinë e inteligjencës së presidentit”

Postuar në 16 Shkurt, 2015 08:33

Visar Zhiti, me të cilin ka disa javë që politika po shtjellon një debat dhe përplasje për kandidimin e tij si ambasador në Vatikan, ka qenë sot i ftuar në Presidencë nga kreu i shtetit, Bujar Nishani. Pas takimiit u bë e ditur që presidenti nuk do ta dekretojë Visar Zhitin, i cili ka qenë në lidhje telefonike në edicionin informativ të “Top-Channel” ku ka “shpjeguar takimin”. Zhiti tha se u prit paqësisht, se kishte diskutuar me presidentin për zhvillimet, “se biseda doli edhe te çështja ime”.

Ish shefi i Sigurimit të Shtetit reagon për Shtëpinë me Gjethe. Ramizi: Gjithë sa thuhen janë të pavërteta

Postuar në 16 Shkurt, 2015 07:49

Ish shefi i fundit i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, ka shkruar një letër të botuar në gazetën Dita, ku përgënjeshtron veprimtaritë e përmendura këto kohë në media, që thuhet se janë kryer në Shtëpinë me Gjethe, tashmë të shpallur muze. Ramizi reagon ndaj një interviste të Qani Durajt po në këtë gazetë, ish përgjegjës I çështjeve ushtarake në KQ të PPSh.

Vjedhja tek Union Bank, pranga dy punonjësve. Vetë banka deklaron se i janë vjedhur 2 mln euro, thotë Tema

Postuar në 16 Shkurt, 2015 06:10

Policia ka ndaluar për shpërdorim detyre drejtorin e departamentit te sigurimit te bankës dhe shoqëruesin e parave, tre ditë nga grabitja e Union Bank tek Stacioni i Trenit në Tiranë. Të ndaluarit janë Qirjako Taçe, 54 vjeç me detyrë Drejtor Departamenti i sigurimit dhe Robert Fetah, 50 vjeç me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ata dyshohen se u kanë ofruar informacion grabitësve për transportin e parave dhe vendin nga ku dilnin lekët.

Pranga 24 vjeçarit në Unazën e Re, dyshohet si killer në ngjarjet e fundit. I kapen armë dhe silenciator

Postuar në 16 Shkurt, 2015 05:09

Me dyshimin e fortë se është vrasës me pagesë, një 24-vjeçar u arrestua këtë mëngjes nga Policia e Tiranës Ndalimi i të riut nga Elbasani u bë në makinën e tij pranë Unazës së Re në kryeqytet.

24-vjeçarit Armando Gorezi, pronar i një lokali në këtë zonë, gjatë kontrollit në biznesin e tij policia i gjeti një arsenal armësh të llojeve të ndryshme duke përfshirë edhe silenciator. Gorezi dyshohet për përfshirje në atentatet në Durrës dhe Elbasan. Për kontrollin e banesave që Gorezi zotëron në këto dy qytete, dy grupe të RENEA-s janë nisur drejt Elbasanit dhe Durrësit.

a.k

Tarifat celulare, operatorët nuk zbatojnë vendimin e AKEP-it (Intervistë me drejtoreshen e kompanisë 'Plus')

Postuar në 16 Shkurt, 2015 04:42

Prej dy muajsh duhej të kishte hyrë në fuqi vendimi i AKEP për barazimin e tarifave celulare si brenda rrjetit, ashtu edhe jashtë tij. Por, pavarësisht vendimit, operatorët nuk e kanë marrë parasysh atë, duke shënuar një rast të paprecedentë, në tregun e komunikimeve elektronike, pikërisht në kohën kur Shqipëria po përgatitet të hyjë në BE. Drejtorja e Përgjithshme e PLUS Communication, Matilda Shehu, në një intervistë për gazetën “Shqip” ka treguar sesi po abuzohet me moszbatimin e vendimit të AKEP dhe a do të ketë më në fund një rregullim të tregut të komunikimeve elektronike.

Basha shpall tërheqjen nga projekti i dyshimtë i parkimeve. “Dëgjova zërin e qytetarëve”, thotë

Postuar në 16 Shkurt, 2015 03:52

Është detyruar të deklarojë sot tërheqjen nga një projekt shumë i debatuar dhe kontrovers për parkimet e Tiranës, kreu i bashkisë Lulzim Basha. Ai ka shpallur sot se  është tërhequr nga vendimi për të dhënë me koncension për 35 vjet parkingjet publike në Tiranë. Basha ka thënë se ka dëgjuar zërin e qytetarëve dhe do të kërkojë nga Këshilli Bashkiak që ta shtyjë me 5 vjet dhënien me koncension të parkingjeve publike. Pasi arsyetoi nevojën urgjente të rregullimit të parkimeve dhe bllokimet e qeverisë, Basha shtoi se nuk ishte koha për të shtuar shtrëngesën financiare mbi qytetarët.

Nisin prishjet e banesave në Vlorë për Transballkaniken. Banorët, marrëveshje me qeverinë

Postuar në 16 Shkurt, 2015 03:30

Ka nisur këtë mëngjes në qytetin e Vlorës, aksioni për shembjen e banesave që i hapin rrugë ndërtimit të “Trans-ballkanikes”. Zgjidhja e gjetur mes banorëve dhe qeverisë pak ditë më parë, ka bërë që ndërhyrja e sotme të mos ketë incidente.

Matësat inteligjentë, “Monitor”: Projekti iu dha “DT” si negociatë për çmimin e licencës së operatorit “AMC”. Pse investohet, kur është parashikuar privatizimi i OSHEE-së?

Postuar në 15 Shkurt, 2015 17:56

Revista “Monitor”, që është e profilizuar për çështjet ekonomike, i kushtonte tri ditë më parë një shkrim nismës së qeverisë për të eksperimentuar vendosjen e 10 mijë matësave inteligjentë për matjen e energjisë elektrike. Kryeministri paralajmëroi se për këtë nismë është rënë dakord të zbatohet dhe mbështetet nga “Deutsche Telekom” dhe pasi të shihen rezultatet do të hapet një tender. Pra qeveria shqiptare synon që të vendosë matësa inteligjentë në të të gjithë territorin, pasi të testohet zona pilot e zgjedhur.

Rama dhe Mustafa përurojnë tranzitin e përbashkët doganor

Postuar në 15 Shkurt, 2015 14:48

Dy kryeministrat, ai i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama do të përurojnë nesër tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё Kosovës dhe Shqipёrisё në Vërmicë. Përurimi është planifikuar të bëhet në orën 11:00.  “Kryeministri Isa Mustafa sё bashku me Kryeministrin e Republikёs sё Shqipёrisё, Edi Rama, pёrurojnё tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё Kosovёs dhe Shqipёrisё”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës, të cituar nga “Ora News”.

Vritet autori i dy sulmeve në Kopenhagë. Danezi i armatosur kishte të kaluar të dhunshme

Postuar në 15 Shkurt, 2015 13:44

“Bbc.uk” raporton se policia daneze ka deklaruar se ka vrarë sot personin e dyshuar si autori i dy sulmeve të djeshme me armë në Kopenhagë në të cilat humbën jetën dy civilë dhe u plagosën pesë policë. Ai është një i ri, 22-vjeçar, i lindur në Danimarkë dhe i njohur për të kaluarën terroriste. Emri i tij ende nuk bëhet i ditur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme