Arkiv-Lajme
Merkel do të takojë Papën. Vizita të shtunën më 21 shkurt
Zëdhënësi i qeverisë së Berlinit Steffen Seibert ka bërë me dije për mediat ndërkombëtare se kancelaria gjermane Angela Merkel do të jetë në Romë të shtunën e ardhshme në 21 shkurt për t’u takuar me Papa Françeskon.
l.v
Policë gjermanë në kufirin Serbi-Hungari për të ndalur eksodin e kosovarëve. Policia serbe kap shtetasit kosovarë
Mediat kosovare bëjnë me dije se me qëllim ndalimin e kalimit ilegal të shtetasve kosovarë jashtë vendit të tyre, janë shtuar patrullimet dhe përforcimet në kufi. 20 policë gjermanë dhe makina speciale, ndodhen në kufirin serb, ndërsa policia serbe ka shtuar patrullimet në zonën kufitare. “Gazeta Express” thotë se kjo e ka detyruar Gjermaninë të përforcojë kufirin me më shumë policë.
Shteti Islamik sulmon bazën amerikane, por dështon. Forcat irakiane rivendosin sigurinë në perimetrin përreth bazës
Zyrtarët irakianë thonë se grupi Shteti Islamik, sulmoi, por dështoi në përpjekjen për të hynte në një bazë ushtarake amerikane në provincën Anbar të Irakut. Baza amerikane Ain al Assad ndodhet 35 kilometra në veriperëndim të Ramadait, kryeqyteti i provincës Anbar. Në bazë ndodhen 300 trupa amerikane, misioni i të cilave është të stërvisin luftëtarë irakianë. Kjo bazë strategjike irakiane ka disa javë që është e rrethuar nga forcat e grupit ISIL. Sipas shtypit irakian, baza u godit me raketa katjusha dhe më pas u sulmua nga disa autorë sulmesh vetëvrasëse.
Shqiptarët të pakënaqur nga vendi i tyre zgjedhin emigracionin. INSTAT: 46 mijë emigrantë vetëm në 2014
Një numër i madh shqiptarësh vazhdon të largohet nga vendit. Instat publikon të dhënat mbi popullsinë ku dallohet dukshëm tkurrja e numrit të banorëve rezidentë. Mbi 46 mijë persona kanë lënë vendin gjatë vitit 2014. Sipas përllogaritjeve të bëra duket e njëjta situatë me vitin 2000 ku largimi i njerëzve shkoi në 50 mijë në vit. Rënia mund të ishte dhe më e madhe nëse nuk do të kishte ndikuar fenomeni i kundërt, ai i imigracionit, me mbi 28 mijë persona, të cilët vlerësohet që mund të jenë kryesisht emigrantë të rikthyer.
Kreshnik Spahiu thotë se kryeministri mban antiplumb, kurse Basha dhe Tahiri ndihen të kërcënuar. Parashikimi: “Po vijnë zgjedhjet, do ketë vrasje”
Kreshnik Spahiu ka qenë i ftuar në “Zonë e Lirë” të Arian Çamit ku ka folur për situatën e sigurisë në vend. Spahiu ka deklaruar se aktualisht tre personazhe kryesore në vend, kryemimistri, kryetari i opozitës dhe ministri i Brendshëm, ndihen të kërcënuar. Basha ruhet nga Garda, ministrit i vënë tritolin, kurse kryeministri, sipas Spahiut, gjatë dy javëve që ka qenë në Vlorë ka mbajtur të njëjtin xhup.
Shkon në 45.4% mbështetja popullore për qeverinë Tsipras. Ministri i Financave thyen çdo parashikim, e do 85% e grekëve
Vetëm 20 ditë pas fitores së zgjedhjeve “Syriza” ka rritur ndjeshëm popullaritetin duke thelluar hendekun me të djathtën e ish-kryeministrit Samaras. Një sondazh i televizionit Alpha i jep partisë së Aleksis Tsipras 45.4 për qind të mbështetjes popullore me afërsisht 10 pikë përqindje më shumë sesa rezultati i zgjedhjeve të 25 Janarit. Në të kundërt konservatorët e Demokracisë së Re aktualisht gëzojnë 18.4 për qind të mbështetjes popullore nga 27.8 për qind që morën në zgjedhjet e janarit.
Dy firmat që kanë kërkuar marrjen me koncesion për 35 vjet të parkingjeve publike në Tiranë e kanë bërë vetë propozimin dhe studimin e fizibilitetit
Dy firmat që kanë kërkuar marrjen me koncesion për 35 vjet të parkingjeve publike në Tiranë, “ABT” dhe “Speed Taxi”, sipas akt vendimit të Bashkisë së Tiranës kanë qenë ato që kanë bërë propozimin për këtë projekt bazuar në studimin fillestar të fizibilitetit të kryer nga vetë ato.
“Express” shkruan se komuna e Prishtinës nuk do ta festojë Ditën e Pavarësisë së Kosovës
“Gazeta Express” shkruan se drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Saranda Bugujevci ka thënë se nuk është ndarë buxheti definitiv për drejtorinë e saj, teksa ka thënë se nuk ka mjete për të festuar me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës. Bugujevci, në emisionin “038” të KTV-së, ka thënë se është edhe një arsye tjetër për të mos festuar.
Studimi/ Në Shqipëri fëmijët janë të pambrojtur nga interneti, shohin materiale pornografike
Në Ditën e Internetit të Sigurtë, organizata World Vision kërkoi forcimin e ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve nga kriminaliteti, bazuar në përfundimet e studimit mbi sigurinë e fëmijëve online. “Zëri i Amerikës” thotë se sipas studimit rreth 60% e fëmijëve në fshat dhe qytet, djem e vajza, kanë internet në dhomën e gjumit dhe në pajisje më të vogla, që i mbajnë me vete. Më shumë se gjysma e fëmijëve të anketuar kontaktohen përmes internetit nga persona të panjohur dhe rreth 70% e fëmijëve pohojnë se shohin materiale pornografike pa dëshirën e tyre në qendra interneti.
Jon Stewart do të largohet nga “Daily Show”. A do ta zëvendësojë një femër? Ndoshta ka shanse, “nëse në SHBA do të zgjidhet një Presidente”
Para dy ditësh mediat ndërkombëtare njoftuan se i mirënjohuri ajon Stewart do të tërhiqet nga drejtimi i “Daily Show” në fund të këtij viti. Stewart është shumë i ndjekur dhe lajmi në fjalë, u bë shumë shpejt Lajm. Mirëpo një tjetër diskutim ka nisur për zëvendësuesin. Një hamendësim ende i pakomfirmuar si vendim zyrtar është se Stewart do të zëvendësohet nga një femër. Dhe pikërisht me këtë gjë merret në një opinion të vetin në “New York Times” Nell Scovell që shkruan se lajmi se një femër do të ulet në karrigen e drejtuesit të një show të tillë, nuk qarkullon për herë të parë.