Arkiv-Lajme
“Shpërthen” Pacolli: Po u jepet hapësirë vetëm bizneseve të afërta me partitë politike
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, që në qeverinë e mëparshme ka mbajtur detyrën e zëvëndëskryeministrit, hedh akuza të forta ndaj qeverisë Mustafa-Thaçi. Në postime në rrjetet sociale, Pacolli akuzon se “tregu i Kosovës është duke u ‘ngulfatur’ nga ‘businesset’ e afërta me partitë politike” duke sjellë mungesë konkurrence.
Balancimi i pushteteve, Naço propozon krijimin e Senatit, Sollaku rekomandon ndryshimin e mënyrës së shkarkimit të Kryeprokurorit
Ndërsa një komision i posaçëm parlamentar po punon për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku parashikohen edhe ndryshime kushtetuese, vijnë propozime të ndryshme për ndërhyrjet që duhet të bëhen. Deklarimet publike nga qeveria dhe nga radhët e ekspertëve i mëshojnë më së shumti nevojës për një rivendosje të parimit “check and balance” mes pushtetit të parlamentit, qeverisë e drejtësisë. Një propozimi i ministrisë së Drejtësisë është krijimi i dy dhomave në sistemin parlamentar; pra që përveç dhomës aktuale të parlamentit të ketë dhe një senat.
“Lapsi” shkruan se “PD po tregon hipokrizi për bllokun e Metës”
Partia Demokratike ka denoncuar rikthimin në krye të Këshillit të Agrobiznesit të Agim Rrapajt. Më listën e akuzave, në deklaratën e PD-së përmendet gjithashtu se emri i tij rezulton i përmendur edhe në videon Meta-Prifti. (Deklarata e plotë e PD: http://www.pd.al/index.php/lajmet/1284-rikthehet-agim-rrapaj-rilindja-e-edi-rames-funksionon)
“Vizion Plus” publikon foton e një mjeti që dyshohet se është përdorur për grabitjen e bankës në kryeqytet
Televizioni “Vizion Plus” ka publikuar një foto të një automjeti që dyshohet se është përdorur nga grabitësit e bankës pranë stacionit të trenit në kryeqytet pak ditë më parë. Mjeti që vërehet në foto dyshohet se është përdorur nga grabitësit për të lëvizur pasi është braktisur makina e sigurisë. Sipas policisë shuma e grabitur është rreth 300 mijë euro.
http://vizionplus.al/zbulohet-makina-e-grabitesve-te-bankes/
n.k
Konstatimi i gazetës “Tema”: Basha dhe Berisha, "të heshturit" e debatit për kandidaturën e Zhitit
Kanë qenë të shumta reagimet e ditëve të fundit lidhur me debatin që ka nisur mbi kandidaturën e Visar Zhitit, i propozuar për postin e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan. Në këtë debat, nuk kanë munguar replikat mes shtetarëve por ajo që ka rënë në sy është mungesa e një qëndrimi nga ana e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit e ish-kryetarit të PD-së Sali Berisha.
Kryeministri grek: "Për një zgjidhje “win-win”, duam kohë, jo para"
“Greqia nuk kërkon borxhe të reja por vetëm kohë”. Kjo është deklarata e kryeministrit grek Alexis Tsipras në një intervistë për të përjavshmen “Stern” së cilës i referohet edhe agjencia e lajmeve “Ansa” .
“Jam për një zgjidhje në të cilën të gjithë dalin të fituar, një zgjidhje win-win” është shprehur kryeministri grek në intervistë, i cili thekson gjithashtu se dëshiron të shpëtojë Greqinë nga një tragjedi e njëkohësisht, të shmangë një ndarje të Europës.
n.k
Bilanci i përmbytjeve/ 42 mijë persona u dëmtuan, 2 mijë familje akoma në kushte të vështira
Përmbytjet e këtyre ditëve në jug të vendit kanë sjellë dëme për të paktën 42 mijë persona. Ndërkohë, raportohet se aktualisht janë rreth 2 mijë familje që po jetojnë në kushte të vështira pasi banesat u janë dëmtuar nga vërshimet e ujit.
Aksidentohen të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, raportohet se po çonin ndihma në Vlorë
Një ekip i forumit rinor të PD-së është aksidentuar ndërsa po çonin ndihma për të përmbyturit në Vlorë. Mediat raportojnë se të rinjtë, mestë cileve edhe nënkryetarja e forumit Greta Koçi, janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse kanë pësuar dëmtime. “Shqiptarja.com” raporton se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku të plagosur krahas Greta Koçit kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë të FRPD, Arsen Zenelaj dhe Melita Moho. Tre të rinjtë janë dërguar në Spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën mjekësore.
“Zhurnal” paralajmëron publikimin e përgjimeve të reja nga Zaev
“Zhurnal “ në Maqedoni paralajmëron se nesër do të nisë seria e “bombave” të liderit të opozitës, Zaev. Duke cituar burime nga LSDM, në artikull shkruhet se në konferencë do të vazhdohet me informacione nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”. Konferenca e dytë e LSDM do të transmetohet direkt dhe sipas gjasave do të prezantohen materiale të reja për aferën e përgjimeve.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1521510453754
n.k
Avokatët kërkojnë që të ndalohet me ligj dalja gjyqtar nën moshën 30 vjeç
Ndërsa ka nisur puna për realizimin e reformës në drejtësi, avokatët si grup interesi hedhin idenë e kushtëzimit të moshës së gjyqtarëve duke ndaluar me ligj daljen gjyqtar pa mbushur moshën 30 vjeç. Sipas gazetës “Shqip”, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Visha, kërkon që në reformën kushtetuese që do t’i paraprijë reformës në drejtësi të parashikohet një moshë e caktuar e gjyqtarit pas mbarimit t të shkollës apo specializimit të tij.