Bilanci i përmbytjeve/ 42 mijë persona u dëmtuan, 2 mijë familje akoma në kushte të vështira

Përmbytjet e këtyre ditëve në jug të vendit kanë sjellë dëme për të paktën 42 mijë persona. Ndërkohë, raportohet se aktualisht janë rreth 2 mijë familje që po jetojnë në kushte të vështira pasi banesat u janë dëmtuar nga vërshimet e ujit.
Shifrat publikohen nga “TCH”, që citon të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Sa i përket dëmeve të tjera, rezulton se kanë ngordhur rreth 53 mijë krerë bagëti e shpendë dhe 5975 hektarë tokë bujqësore gjendet nën ujë. Për të përballuar këtë situatë, qeveria shqiptare ka kërkuar mbështetje edhe nga jashtë vendit, ku përgjigjet kanë qenë positive.
Për më shumë: http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=293168#k1
n.k
Add new comment