Arkiv-Lajme

Problemet e para me varrezat murale, denoncim në polici për një varr të 1961

Postuar në 15 Shkurt, 2015 02:54

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se projekti i ri i varrezave murale te varrezat e Sharrës, që në fillim të zbatimit të tij ka shkaktuar edhe problemet e para. Një familje ka denoncuar në Komisariatit Nr.6 në Tiranë, se është zhvarrosur trupi i foshnjës së tyre pa u lajmëruar. Në këtë rast, bëhet fjalë për një varr të vitit 1961.

Deklarata e ashpër e Presidentit pas telefonatës së tensionuar me Ramën?

Postuar në 15 Shkurt, 2015 01:49

Pak ditë më parë, nga institucioni i Presidentit u mbajt një deklaratë me tone të ashpra në drejtim të kryeministrit. “Institucioni i Presidentit të Republikës denoncon sulmet politike dhe fyerjet vulgare të organizuara nga Kryeministri i vendit ndaj Kreut të Shtetit Shqiptar në aulën e Parlamentit shqiptar.Prej gati dy vitesh, Presidenti i Republikës gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë.

"Zëri": Pas pavarësisë shtatë vjet zhgënjim, 230 mijë shtetas të Kosovës kanë braktisur vendin

Postuar në 15 Shkurt, 2015 01:37

Në një shkrim të gazetës “Zëri” sot thuhet se të zgjedhurit e popullit të Kosovës para shtatë vitesh patën shpallur pavarësinë e vendit duke e realizuar kështu një ëndërr të madhe të kosovarëve dhe duke rritur shpresat e tyre për krijimin e një shtetit i cili do të garantonte për ta jetë të dinjitetshme.

“Gazeta Shqiptare”: Largimi i 7 efektivëve të forcave RENEA, 2 prej tyre faleshin në orar pune. Myftiu i Tiranës takim me Didin

Postuar në 15 Shkurt, 2015 01:05

Largimi i 7 efektivëve të forcave RENEA nga puna, 2 prej të cilëve ishin besimtarë praktikantë, ka vënë në lëvizje edhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se sipas informacioneve zyrtare, drejtues të KMSH-­së kanë kërkuar takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por për shkak të ngjarjeve të ditëve të fundit, takimin e kanë bërë më datë 13 shkurt, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi.

Peticion online kundër koncesionit të parkingjeve publike. Qytetarët i kundërvihen projektit të Bashkisë

Postuar në 14 Shkurt, 2015 15:54

Një peticion qytetar po qarkullon tanimë online nën siglën: “Bashkia e Tiranës: JO koncesionit të parkimeve në Tiranë!”. Peticioni është bërë publik në faqen “AVAAZ.org”. “Koncesioni duhet ndaluar nga qytetarët e Tiranës pasi krijon një monopol për një periudhë 35 vjeçare, e cila nuk justifikon vlerën e investimit”, thuhet në këtë peticion. Peticioni vjen menjëherë pasi në Këshillin Bashkiak të Tiranës u diskutua që 41 mijë vendet e parkimit të kryeqytetit të jepeshin me koncesion firmave private, çka do të thotë se i gjithë territori të mbetet pa asnjë vendparkim publik.

 

Personalizohet përballja mes Presidentit dhe kryeministrit. Debat në distancë përmes statuseve në “Facebook”. Temë formale e përballjes, çështja “Zhiti”

Postuar në 14 Shkurt, 2015 13:59

Përballja e kryeministrit me presidentin është personalizuar, duke dëshmuar për një hendek dhe mungesë të madhe komunikimi real. Ndonëse nuk është gjë e re në Shqipëri, në këtë tension të ri ka një paradoks, që krijohet nga mirëkuptimi thuajse perfekt që pamë të gjithë për emrin e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, apo për fashitjen e menjëhershme të akuzave që inicioi shumica në pushtet për shefin e shërbimeve sekrete, pas atij që u tentua të quhej si “skandal i përgjimeve”.

“The Wall Street Journal”: Obama shkëmben letra me Khamenein, mbi mundësinë e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Iranit në luftën kundër Shtetit Islamik

Postuar në 14 Shkurt, 2015 12:30

“Zëri i Amerikës” raporton se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë shkëmbyer korrespondencë. Por Shtëpia e Bardhë dhe qeveria e Iranit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këtë korrespondencë. Megjithatë të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje bërthamore, sipas një artikulli të gazetës “The Wall Street Journal”. Gazeta shkruan se Ajatollah Khamenei i ishte përgjigjur nismës së Presidentit Obama për komunikim.

Këshilltari bashkiak i socialistëve, Pullazi: "Bozdo gënjeu për studimin e bërë nga Bashkia për koncesionin e parkingjeve publike"

Postuar në 14 Shkurt, 2015 11:21

“Bozdo gënjeu”! Ky është reagimi i këshilltarit socialist në këshillin bashkiak të Tiranës Florian Pullazi. Në një reagim publik në faqen e tij në facebook, Pullazi thotë se nuk e kupton se përse insiston kaq shumë një nënkryetar në ikje, në një çështje si ajo e dhënies së parkingjeve me koncesion, kur kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet lokale. Sipas tij, “po të kishit pasur një plan do ta zgjidhnit çështjen e parkimit të Tiranës brenda vitit të parë të mandatit pasi si e tillë ishte dhe një premtim elektoral”. Këshilltari bashkiak socialist argumenton në vijim se: “1.

Sulm me armë në Kopenhagen, në mjediset e konferencës "Blasfemia dhe liria e fjalës", ku ndodhej edhe karikaturisti Lars Vilks

Postuar në 14 Shkurt, 2015 10:42

Të paktën 40 fishekë kanë qëlluar qendrën kulturore Krudttønden, e cila gjendet përballë parlamentit danez në Kopenhagen, gjatë një konference. Sipas “La Stampa” dy meshkuj, tashmë në arrati kanë hapur zjarr ndërsa ambasadori francez po ndërhynte me fjalën e tij rreth debatit për “Blasfemia dhe liria e fjalës” në të cilën merrte pjesë edhe karikaturisti suedez Lars Vilks, ndoshta objektiv i sulmit, i mbetur në tentativë. Tre agjentë të policisë janë qëlluar, ndërsa një pjesëmarrës ka gjetur vdekjen. Autoritetet daneze e kanë përkufizuar aktin si sulm terrorist.

Depozitat, ulet norma e interesit për klientët, ndërsa bankat fitimet i kanë të larta pavarësisht krizës

Postuar në 14 Shkurt, 2015 10:00

Shumëkush ka filluar që të depozitojë kursimet e tij me afat më të gjatë duke bërë që efekti lehtësues i poetikës monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë të mos japë efekt, thuhet në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus”. E gjitha kjo pasi klientët janë gjendur në kushtet e rënies ekstreme të fitimit nga kursimi i parave në bankë. Në raportimin e “Vizion Plus” thuhet se para një muaji Banka Qëndore e uli për të 13-ën herë rresht normën e interesit të lekut, duke e çuar atë në 2%.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme