Depozitat, ulet norma e interesit për klientët, ndërsa bankat fitimet i kanë të larta pavarësisht krizës

Shumëkush ka filluar që të depozitojë kursimet e tij me afat më të gjatë duke bërë që efekti lehtësues i poetikës monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë të mos japë efekt, thuhet në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus”. E gjitha kjo pasi klientët janë gjendur në kushtet e rënies ekstreme të fitimit nga kursimi i parave në bankë. Në raportimin e “Vizion Plus” thuhet se para një muaji Banka Qëndore e uli për të 13-ën herë rresht normën e interesit të lekut, duke e çuar atë në 2%. Këto lëvizje bënë që 13 miliard lekë depozita të cilat ishin me afat të ulët, të depozitohen me afat mbi dy vite. “Vizion Plus” tjotë se sipas ekspertëve, në këto kushte interesa më të leverdishme mund të sjellin fondet e investimit. Por mendimet e ekspertëve ndahen sa i përket vendimeve që ka marrë Banka e Shqipërisë, një pjesë e tyre mendojnë se mjedisi i ekonomisë shqiptare është që të mos ketë një normë kaq të ulët për interesin e monedhës kombëtare. Ulja e interesit të lekut ka bërë që individët të fitojnë më pak para, por e kundërta ka ndodhur me bankat, të cilat pavarësisht krizës fitimet i kanë të larta. Kjo shpjegohet me faktin se bankat tregtare nuk kanë ulur sa duhet interesat e kredive dhe mbajnë po ashtu edhe kosto të larta për shërbimet bankare.
l.v
Add new comment