Sulm me armë në Kopenhagen, në mjediset e konferencës "Blasfemia dhe liria e fjalës", ku ndodhej edhe karikaturisti Lars Vilks

Të paktën 40 fishekë kanë qëlluar qendrën kulturore Krudttønden, e cila gjendet përballë parlamentit danez në Kopenhagen, gjatë një konference. Sipas “La Stampa” dy meshkuj, tashmë në arrati kanë hapur zjarr ndërsa ambasadori francez po ndërhynte me fjalën e tij rreth debatit për “Blasfemia dhe liria e fjalës” në të cilën merrte pjesë edhe karikaturisti suedez Lars Vilks, ndoshta objektiv i sulmit, i mbetur në tentativë. Tre agjentë të policisë janë qëlluar, ndërsa një pjesëmarrës ka gjetur vdekjen. Autoritetet daneze e kanë përkufizuar aktin si sulm terrorist. Vilks jeton nën mbrojtjen e policisë që nga viti 2007, pas kërcënimeve dhe sulmeve të përndjekura për shkak të karikaturave të tij ndaj Muhamedit, të publikuara në “Jilland-Posten”, përshkruar me maskën e një qeni. Menjëherë pas të shtënave të para, ai është nxjerrë nga qendra kulturore.
l.v
Add new comment