Arkiv-Lajme

Komunikim i koduar LSI-PS. Spartak Braho rihap çështjen e ShISH: “Kryeministri duhet të zgjedhë dhe vendosë për “by-passin” e tij institucional…”

Postuar në 17 Shkurt, 2015 09:33

“Tema” publikon sot një shkrim të gjatë që ka për autor Spartak Brahon, kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe një nga figurat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim(http://www.gazetatema.net/web/2015/02/17/pergjimet-shkup-tir...).

Ministri Bushati këmbëngul për Visar Zhitin në Vatikan. Pas refuzimit nga Nishani, zgjidhja si “i ngarkuar me punë”

Postuar në 17 Shkurt, 2015 08:02

Në mungesë të miratimit presidencial, kandidati i propozuar nga qeveria Visar Zhiti do të shkojë në Vatikan jo për postin e propozuar të ambasadorit, por atë të të ngarkuarit me punë në Selinë e Shenjtë. Përpara mediave, ministri i jashtëm Bushati deklaroi se "do të doja të rikonfirmoja qëndrimin që Qeveria nuk e ka luksin që kapacitete si Visar Zhiti mos t'i vërë në dispozicion të interesave të vendit. Detajet do t'i bëhen të njohura opinionit publik në ditët në vijim".

 

a.k

Pavarësia e Kosovës, Buzhala “uron” oligarkët që kanë shtënë në dorë ekonominë e vendit, me në krye vëllezërit Devolli

Postuar në 17 Shkurt, 2015 07:56

Në një editorial me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gazetari dhe ish deputeti Berat Buzhala ka përmbledhur në median online Express të Prishtinës një rezyme të trishtë të këtyre viteve pavarësi, ku politika ka dështuar tërësisht. Sipas tij, “sot, ekonomia e Kosovës është kapur prej dy tri familjeve, në krye të të cilave qëndron familja Devolli. Janë Shkelqim dhe Blerim Devolli ata që më së shumti kanë përfituar nga Kosova shtet i pavarur.

Dështon darka e pajtimit mes Blushit dhe Ramës. “Qeveria ka dështuar në reforma, nuk më frymëzon më si lider”, i thotë Blushi

Postuar në 17 Shkurt, 2015 06:32

“Ke një qeveri të dështuar që është e paaftë të bëjë reforma”. Kjo është fjalia që ben Blushi i ka thënë Edi Ramës, në darkën “pajtuese” të thirrur tek lokali i deputetit tjetër socialist, Dashamir Peza, ku ishin ftuar edhe miq të përbashkët të tyre si Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Vangjush Dako.

Shtypi i sotëm njofton për një bisedë me tone të ashpra, pavarësisht këmbënguljes së Ramës për të gjetur mirëkuptimin. “Nuk më frymëzon më si lider, këto nuk janë reforma, por thjesht masa që në analizë të fundit nuk e ndryshojnë gjendjen”, ka thënë Blushi.

Del në ankand City Park për 24.5 mln euro, shënjestra e gabuar e një investimi luksoz

Postuar në 17 Shkurt, 2015 04:42

City Park, qendra e madhe tregtare e inauguruar në dhjetor 2009, ka dalë në shitje. Njoftimi vjen nga shoqëria përmbarimore Executores Litium, e cila ka njoftuar shitjen e godinës prej 13.645 metra katrorë dhe truallit. Ankandi do zhvillohet më 4 mars dhe çmimi me të cilin do të nisë ankandi është 24.480 milionë euro. Qendra tregtare moderne ra menjëherë në sy kur nisi aktivitetin, sa për luksin dhe hapësirën, aq edhe për dyqanet e shtrenjta, që mesa duket ishin menduar nga investitorët si destinacion i shtresës së pasur në vend.

Eksploziv në garazhin e shtëpisë, drejtorit të burgut të Bënçës. Policia heton çdo pistë të mundshme

Postuar në 17 Shkurt, 2015 03:27

Shpërthimet zbresin sërish në jug. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lënde plasëse i është vendosur pronës së drejtorit të burgut të Bënçës, Avni Sulaj. Persona të paidentifikuar e kanë hedhur lëndën plasëse në garazhin e makinës, i cili ndodhet ngjitur në banesën e Sulajt në lagjen “15 shtatori” të Tepelenës. Si pasojë është dëmtuar objekti dhe automjeti “Fiat”, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja. Në banesën e të dëmtuarit kanë shkuar forca të shumta policore. Gjithashtu pritet të merret në pyetje Avni Sulaj.

Pakti detar, ja ç’thoshte konsulenti i huaj: Marrëveshja më e keqe e mundshme për Shqipërinë

Postuar në 17 Shkurt, 2015 03:11

Prokuroria e përgjithshme po heton mbi paktin detar me Greqinë dhe objekt i hetimit janë anëtarët e grupit negociator të marrëveshjes. Siç njofton shqiptarja.con, akuza ka gjetur mes dokumentave të sekuestruara gjatë hetimit mbi përgjegjësitë e zyrtarëve që kanë nënshkruar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, edhe një memorandum të një studioje ligjore të huaj.

"Përleshje verbale” në “Opinion”, Ç. Peka-A. Stefanit: “Je hit në rrjetet sociale. Njihesh si psikopat”. Përgjigja: “Ke ardhur në Tiranë, qytetërohu!”

Postuar në 16 Shkurt, 2015 16:05

U nis të diskutohej për politikë, për presidentin dhe kandidaturat për ambasador dhe përfundoi në sulme dhe akuza stigmatizuese. Debati mes Andrea Stefanit dhe Çlirim Pekës në “Opinion” ka nisur për kandidaturën e Visar Zhitit dhe përballjen politike e institucionale për emrin e tij dhe ka përfunduar në “përplasje qytetërimesh”. “Ti je bërë një hit në rrjetet sociale dhe njihesh si psikopat, si i sëmurë mendor”, i ka thënë Peka Stefanit në debat e sipër. Kjo meqenëse Stefanit i njihet tanimë si atu kryesore analize dhe prezantimi publik anti-Berishizmi.

Liderët e rinj të Greqisë, kujdes. Mund të pësojnë ndonjë “aksident”, thotë ish këshilltari i Reganit

Postuar në 16 Shkurt, 2015 15:27

Një paralajmërim dramatik ka bërë ish-konsulenti ekonomik i presidentit amerikan, Ronald Regan, Paul Craig Roberts, lidhur me qëndrimet radikale e të forta të qeveritarëve të rinj grekë. Duke folur në një intervistë për King World News, Roberts thotë se Aleksis Tsipras dhe ministri i Ekonomisë, Yanis Varoufakis, janë dy personazhe që shihen me sy jo të mirë nga eurokratët, pas deklaratave të ashpra pas ardhjes në pushtet të Syrizas.

Pandeli Majko në studion e Adi Krastës: ”Kjo është një qeveri që bën shumë reklamë, por nuk di të shpjegojë veten”

Postuar në 16 Shkurt, 2015 15:21

Ish-kryeministri Pandeli Majko, sot deputet i Partisë Socialiste, ka qenë i ftuar në studion e Adi Krastës, ku ka folur për ngjarjet më të fundit të aktualitetit. Edhe pse i është shmangur pyetjes rreth mundësisë së kandidimit të tij për Bashkinë e Tiranës (pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Krastës), Majko nuk ka lënë pa komentuar ngjarje si koncesioni i parkimeve, shpërthimet e tritolit etj. Sa i përket vlerësimeve për punën e qeverisë, Majko u shpreh se “kjo është një qeveri që bën shumë reklamë por nuk di të shpjegojë veten”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme