Del në ankand City Park për 24.5 mln euro, shënjestra e gabuar e një investimi luksoz

City Park, qendra e madhe tregtare e inauguruar në dhjetor 2009, ka dalë në shitje. Njoftimi vjen nga shoqëria përmbarimore Executores Litium, e cila ka njoftuar shitjen e godinës prej 13.645 metra katrorë dhe truallit. Ankandi do zhvillohet më 4 mars dhe çmimi me të cilin do të nisë ankandi është 24.480 milionë euro. Qendra tregtare moderne ra menjëherë në sy kur nisi aktivitetin, sa për luksin dhe hapësirën, aq edhe për dyqanet e shtrenjta, që mesa duket ishin menduar nga investitorët si destinacion i shtresës së pasur në vend. Pas kuriozitetit të fillimit, gjithsesi frekuentimi ra ndjeshëm dhe shumë prej dyqaneve ndërruan shënjestër, duke shitur mallra me të lira. City park përflitej prej kohësh për probleme financiare.
a.k
Add new comment