Pakti detar, ja ç’thoshte konsulenti i huaj: Marrëveshja më e keqe e mundshme për Shqipërinë

Prokuroria e përgjithshme po heton mbi paktin detar me Greqinë dhe objekt i hetimit janë anëtarët e grupit negociator të marrëveshjes. Siç njofton shqiptarja.con, akuza ka gjetur mes dokumentave të sekuestruara gjatë hetimit mbi përgjegjësitë e zyrtarëve që kanë nënshkruar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, edhe një memorandum të një studioje ligjore të huaj. Studioja e njohur ligjore ndërkombëtare Deëey and LeBoeuf LLP, në janar të vitit 2011 në një “Memorandum për MPJ të Republikës së Shqipërisë lidhur me kufirin detar me Greqinë”, arrinte në konkluzionin që “zor se ndonjë vendim i drejtësisë ndërkombëtare mund të ishte më i keq për Shqipërinë se sa vija mesore strikte, e marrëveshjes së 2009-s”. Pra, edhe vetë konsulenca e kërkuar nga nga qeveria Berisha, e kritikonte marrëveshjen detare.
a.k
Add new comment