Pandeli Majko në studion e Adi Krastës: ”Kjo është një qeveri që bën shumë reklamë, por nuk di të shpjegojë veten”

Postuar në 16 Shkurt, 2015 15:21

Ish-kryeministri Pandeli Majko, sot deputet i Partisë Socialiste, ka qenë i ftuar në studion e Adi Krastës, ku ka folur për ngjarjet më të fundit të aktualitetit. Edhe pse i është shmangur pyetjes rreth mundësisë së kandidimit të tij për Bashkinë e Tiranës (pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Krastës), Majko nuk ka lënë pa komentuar ngjarje si koncesioni i parkimeve, shpërthimet e tritolit etj. Sa i përket vlerësimeve për punën e qeverisë, Majko u shpreh se “kjo është një qeveri që bën shumë reklamë por nuk di të shpjegojë veten”.  “Kjo është një qeveri që akoma ka vështirësi të shpjegojë thelbin e asaj që është duke bërë, e cila për disa arsye, në disa fusha ka dalë edhe jashtë kontekstit të asaj që është folur në fushatë elektorale. Në fushatë, PS është shfaqur më e ëmbël dhe nuk ka pohuar disa nga problemet me të cilat do duhej të ishte ashtu siç po shfaqet sot. E kam fjalën për mënyrën sesi ne po përpiqemi. Është një qeveri që nuk di të shpjegojë vetveten. Ka mbetur ai perceptimi që “s’keni parë gjë akoma”, “burgu, burgu, burgu”, “dritat, dritat, dritat”, dhe nuk po shikohet, vërtetë po prishën shtëpitë po sa po legalizohen?” tha Majko.

E në lidhje me pyetjen mbi vendimin e mundshëm, por të zmbrapsur, për koncesionin e parkimeve në Tiranë, Majko u përgjigj duke thënë se “po mbaron epoka kur politika urdhëronte biznesin…ka filluar e anasjellta”. Majko ka komentuar edhe debatin mes Presidentit dhe kryeministrit. Sipas tij, kreu i shtetit duhej ta kishte shmangur debatin me kryeministrin dhe të përqëndrohej në situatën e rendit, duke thirrur Këshillin e Sigurisë.  “Nëse flasim për një marrëdhënie mes qeveritarëve dhe Presidentit, te qeveritarët justifikohet pasioni. Kurse Presidenti në çdo rast është përfaqësues i unitetit. Edhe po të ketë emocione brenda vetes duhet t’i shmangë. Edhe pse u bënë në Shqipëri disa akte terrori dhe cfarë ndodh në një kohë që Presidenti minimalisht do të kishte thërritur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të koordinonte punën e institucioneve. Sigurisht do të reflektonte shumë herë më tepër siguri sesa një debat i tillë. Aq më tepër një debat që nga çdo pikëpamje ishte i shmangshëm…Rama mund të ketë shumë të meta por po e ule në tavolinë dhe i jep argumente..dhe në këto momente Presidenti duhej të gjente një mënyrë tjetër, me pak finesë ai mund ta vinte kryeministrin e qeveritarë të tjerë, në pozitë të vështirë. Ai është kthyer në një faktor që i shërben politikës” u shpreh Majko. Sa i përket debatit për kandidaturën e Visar Zhitit, Majko tha se në këtë rast, kryeministri nuk ka pasur si qëllim që ta përdorte Zhitin por të konsolidonte një praktikë të promovimit të njerëzve me vlera, përtej përkatësisë politike të tyre. Si shembull, Majko solli rastin e emërimit të ish deputetit të PD-së Leonard Demi si ambasador në NATO.

Intervista video: https://www.youtube.com/watch?v=E5oDWzAASB0

n.k

Comments

Submitted by ILO Pinci speci... (not verified) on

Shpresoj te jete Majko kandidat per Tiranen,do bente shume here me mire se ky loloja qe po iken,por do krijonte dhe nje balance brenda te majtes.

Submitted by enia (not verified) on

Majko nuk e paska fshehur mungesen e shpreses per situaten brenda Partise , ne lidhje me demokratizimin e saj. Nje tjeter deklarate e forte

Submitted by D.D (not verified) on

"Ka shkuar epoka kur politika urdheron biznesin – thote Majko ..kur pyetet per parkingjet e Tiranes. ” Ka ardhur koha kur biznesi urdheron politiken ” duke bere keshtu nje deklarate gati dorezimi ndaj ketij fakti dhe duke mos mohuar qe kjo eshte cfare ka ndodhur edhe me qendrimin e partise socialiste mbi kete argument"

Submitted by Albi_I (not verified) on

Majko u përgjigj duke thënë se “po mbaron epoka kur politika urdhëronte biznesin…ka filluar e anasjellta”

Ne fakt ka ndodhur e kunderta, duke qene se pabarazia po rritet, do te thote qe gjithmone e me shume nje grup i limituar biznesesh po favorizohet ne kurriz te pjeses tjeter te shoqerise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.