Arkiv-Lajme

Ditëlindje e “pafat” për gazetarin Çim Peka, plagoset në aksident. Viktimë, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.(Video)

Postuar në 19 Shkurt, 2015 14:14

Në rrethana të paqarta gazetari Çim Peka është përfshirë në një aksident në Mullet të Tiranës, ku vetë ai ka mbetur i plagosur lehtë. Bashkë me të është plagosur dhe një tjetër person që policia thotë se është drejtuesi i mjetit me të cilin u përplas makina tip benz zotit Peka. Në këtë aksident raportohet të ketë humbur jetën edhe një vajzë 29-vjeçare që ka mbërritur e vdekur në spitalin e traumës. Sipas policisë viktima është Fleura Kola, vajza e ambasadorit shqiptar ne Rome, Llesh Kola.

Ja si i ankohet 70-vjeçari presidentes së Kosovës. “Shkjau vrau 20 mijë, hajnat qitën prej Kosovës 100 mijë”(Video)

Postuar në 19 Shkurt, 2015 13:13

Ja një reagim prej qytetari që flet dhe shprehet për hallet e veta. Kjo ka ndodhur në Kosovë, kur një plak  i drejtohet presidentes Ahtifete Jahjaga, duke i kujtuar se me politikat që po ndjekin qeveritarët e vendit po dëbojnë popullin nga Kosova. Vlen krahasimi me Shqipërinë ku edhe kur ka fatkeqësi si përmbytjet, kronikat televizive janë të mbushura me "fatkeqë socialistë" dhe "fatkeqë demokratë". >

Cani mban “leksion” për borxhin në kuvend. Shpërthen ndaj opozitës për ligjin e huamarrjes (Video)

Postuar në 19 Shkurt, 2015 11:22

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka kundërshtuar në kuvend vërejtjet e opozitës për ligjin e huamarrjes, duke mbajtur një fjalim të gjatë ku ka sqaruar  se niveli i borxhit rregullohet me ligjin organik të buxhetit dhe se drafti për huamarrjen është konsultuar me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka  Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Interes paraqet edhe paraqitja e ministrit Cani, si rrallëherë i nxehur dhe me ton në reagimin e vet, përkundër pretendimeve të opozitës.

 

l.m

Peticion online kundër ndërtimit të shumëkatësheve pranë digës së Liqenit Artificial

Postuar në 19 Shkurt, 2015 11:01

Ka nisur organizimi i një peticioni online edhe për kundërshtimin e ndërtimeve pranë Digës së Liqenit të Tiranës. “Është në kundërshtim me ligjin dhe krahas rrezikut që përbën për sigurinë e digës - rrjedhimisht edhe për jetën e njerëzve - i heq kryeqytetasve një tjetër hapësirë publike të gjelbër”, përshkruhen arsyet e organizimit të peticionit.

U tha publikisht se shqiptarët hanë krunde të importuara nga Serbia. Ende asnjë reagim nga Aleanca për Shqipërinë Europiane

Postuar në 19 Shkurt, 2015 10:33

Dje u bë publik një akuzë se mielli që importohet nga Serbia më Kosovë dhe në Shqipëri, e me të cilin bëhet buka që hamë, është në cilësinë e krundeve. Dhe se ai ështënpër kafshët. Akuza u bë nga kreu i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Misin Voci, në një intervistë për gazetën “Express” dhe u përcoll në Shqipëri.

Polarizim rreth rrezikut nga ISIS edhe në Itali. “Il Giornale” i quan çmenduri masat e qeverisë për trajtimin e të burgosurve islamikë dhe bën thirrje për “armatosje”

Postuar në 19 Shkurt, 2015 09:07

Radikalizmi islamik, si term, po pështjellon shumë gjykimin e opinionit në Europë. Rasti më i fundit i keqkuptimit ndodh në Itali, ku një gazetë si “Il Giornale” publikon një koment me titull: “Çmenduria e fundit e qeverisë: më shumë të drejta për të burgosurit islamikë”. Koment që ka për autor Domenico Ferrara, i cili i quan krejtësisht të pavenda qëndrimet e ministrit të Drejtësisë, Andrea Orlando.

Kritika edhe në Kosovë për dekoratat e Presidentit të Shqipërisë. Organizata e Veteranëve: “Po keqpërdor pozitën dhe po fut përçarje mes shqiptarëve”

Postuar në 19 Shkurt, 2015 07:41

Dekoratat e Presidentit të tanishëm të Shqipërisë, Bujar Nishani bëhen objekt kritikash dhe pakënaqësie edhe në Kosovë. Dhe vërejtja është e njëjta; Bujar Nishani bën politikë me Dekoratat, për të mos thënë që ka një Politikë Dekorimesh. Është Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ka përcjellë një deklaratë zyrtare lidhur me dekorimet e fundit të Nishanit me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm, intervistë për “Der Standard”. Flet për rrezikun rus në Ballkan dhe kërkon që NATO “të veprojë në mënyrë më strategjike”

Postuar në 19 Shkurt, 2015 07:06

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ku ka folur për marrëdhënieg me Serbinë dhe rreziqet që mund të jetë Ballkani për t’u destabilizuar. “Ballkani ndodhet mes Europës dhe Lindjes së Afërt. Ai mund të jetë roje porte për të ashtuquajturit “Luftëtarë të Huaj”. Nga kjo pikëpamje nuk duhet lejuar që Ballkani të bëhet fushë loje për aktorë të tjerë. Ne mendojmë Rusinë, por edhe ato vende, që jo detyrimisht ndajnë të njëjtat vlera me vendet e NATO-s.

A. Fuga: “Do të doja një reagim nga U. i Gazetarëve kundër ndonjë politikani a bosi të medias...”. Kujtesë - Kryeministri: “Nuk e ndjejmë mungesën e sindikatave”

Postuar në 19 Shkurt, 2015 05:33

Artan Fuga ka shkruar diçka në lidhje me përballjen e krijuar së fundmi mes Unionit të Gazetarëve dhe gazetarit Çim Peka. Përballje asimetrike duhet thënë, që në mënyrë krejt të pavend priret të organizojë një lloj gjyqi publik ndaj Pekës, për një debat që ka dy palë. Gjithsesi, Fuga e ka fjalën diku tjetër, dhe konkretisht te roli i munguar u këtij Unioni për të drejtat e mohuara të gazetarëve, për pagesat e vonuara, për punën në të zezë, për marrëdhëniet primitive mes lirisë së të shprehurit dhe vijave editoriale që janë arbitrare dhe të personalizuara etj..

Dhuratat e politikës për Tiranën; anulohet koncesioni i parkingjeve, por lartësohen kullat te Liqeni. “Një betejë e humbur qytetarie”, shkruan Minxhozi

Postuar në 19 Shkurt, 2015 04:43

Liqeni i Tiranës, duket se do të jetë pjesë e të shkuarës së zhbërë të këtij qyteti. Kullat e shumëdiskutuarao vijojnë të lartësohen me konsensusin e të gjithëve që përndryshe “zihen” për çdo gjë. Skënder Minxhozi shkruan sot në gazetën “Shqip” se kjo që po ndodh është një betejë e humbur qytetarie. “Po provohet edhe një herë se ajo pjesë e Tiranës, i ka bashkuar sërish të gjithë bashkë: të djathtë, të majtë, opozitë e pushtet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme