Ditëlindje e “pafat” për gazetarin Çim Peka, plagoset në aksident. Viktimë, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola.(Video)

Në rrethana të paqarta gazetari Çim Peka është përfshirë në një aksident në Mullet të Tiranës, ku vetë ai ka mbetur i plagosur lehtë. Bashkë me të është plagosur dhe një tjetër person që policia thotë se është drejtuesi i mjetit me të cilin u përplas makina tip benz zotit Peka. Në këtë aksident raportohet të ketë humbur jetën edhe një vajzë 29-vjeçare që ka mbërritur e vdekur në spitalin e traumës. Sipas policisë viktima është Fleura Kola, vajza e ambasadorit shqiptar ne Rome, Llesh Kola. Peka festonte ditëlindjen dhe kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që ai kishte udhëtuar jashtë Tiranës.
l.m
Add new comment