Arkiv-Lajme
Raportimet shqiptare për devijimin e Vjosës, heshtja e deritanishme e qeverisë dhe dëshira për një ngërç me Greqinë. Në fakt Athina e ka anulluar projektin
Ditët e fundit në mediat shqiptare është raportuar për një riaktivizim nga Greqia të projektit për devijimin e Vjoses, ku lajmet i janë referuar burimeve shqiptare, e në veçanti ministrisë sonë të Jashtme. Kështu "Top-Channel", në shkrimin me titull “Devijimi i Lumit Vjosa në Greqi, ngërç i ri me Shqipërinë” raporton se Vjosa do të sjellë një tjetër përmbytje, këtë herë jo banorësh, por të raporteve mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Didi, “dush të ftohtë” shefave të komisariateve: Videot ku dhunohen qytetarët kanë cenuar rëndë imazhin e policisë. Merrni masa te parandaloni krimet
Videot e shfaqura së fundmi në media dhe rrjetet sociale ku efektivë të policisë dhunojnë qytetarët kanë detyruar Drejtorin e Policisë, Artan Didi të mbledhë në një takim shefat e komisariateve të policive në rrethe.
Didi është shprehur se videot e shfaqura në media janë të pa pranueshme për shërbimin policor që ne duhet t’i ofrohet në komunitetit. Sipas tij veprimet e disa punonjësve të policisë kanë cenuar rëndë imazhin dhe punën e policisë dhe kanë minuar punën e madhe që ka bërë dhe po bën Policia e Shtetit.
Putin: “Askush të mos ketë iluzione! Rusia do të dijë përherë të përgjigjet si duhet ndaj atyre që mendojnë se mund të arrijnë superioritet ushtarak ndaj nesh”
Rusia merr në konsideratë edhe një përballje ushtarake me fuqi të huaja, duke dëshmuar se përballjet e mëdha nuk mund të quhen të shmangura përfundimisht. Presidenti rus, Vladimir Putin, e vuri theksin pikërisht në këtë çështje gjatë fjalës së tij në një koncert të zhvilluar me rastin e Ditës së Mbrojtësit së Atdheut. “Askush nuk duhet të ketë iluzionin se është e mundur të arrihet superioritet ushtarak mbi Rusinë, apo ta vendosë Rusinë nën presion; ne do ta kemi përherë një përgjigje adekuate ndaj këtyre kokave të nxehta.
Studimi kombëtar: Nxënësit e klasave të treta dhe të pesta në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë
Një studim kombëtar mbi aftësitë e nxënësve në shkrim dhe formulim ka nxjerrë në pah se nxënësit në klasat e treta të dhe të pesta kanë probleme serioze në të shkruar. Sipas televizionit AS nga testimi në tre lëndë, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre ka rezultuar se nxënësit ose nuk kanë shkruajtur asgjë mbi fletë ose teksti i shkruar përmban shumë gabime drejtshkrimore dhe përdorim të gabuar të shenjave të pikësimit.
Lufta 1998-’99, Thaçi paralajmëron padi për Serbinë: Të paguajë dëmet e krijuara
Kosova do të ngrejë një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-‘99. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”. Gazeta “Tribuna” citon Thaçin të ketë thënë: “Aktualisht jemi duke diskutuar dhe punuar në këtë aspekt”, ka thënë Thaçi. Sipas tij, Kosova do ta dërgojë këtë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), pas vlerësimit të “rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare”, por pa specifikuar se kur do të ndodhë dorëzimi i kësaj akuze.
Dosja e Lazaratit, dërgohen për gjykim 30 persona të tjerë. Në total, numri i të pandehurve ka arritur në 86
Në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se Prokuroria ka përfunduar hetimet edhe për grupin e trete te personave te akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme te kultivimit dhe shitjes së lëndevë narkotike në zonën e Lazaratit. Bëhet fjalë për 30 besona, për te cilët se shpejti do të nisë gjykimi. “Vizion Plus” thotë se sipas Prokurorisë nga 30 të pandehurit vetëm 13 prej tyre ndodhen të arrestuar ne burg , 7 të tjerë janë në kërkim, ndërsa 10 persona janë hetuar në gjendje të lirë.
Enver Hoxhaj për të përditshmen gjermane “Tagesspiegel”: Kosova pa viza si një burg në ishull
Enver Hoxhaj, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane “Tagesspiegel” ka kritikuar qasjen evropiane për mos dhënien e liberalizimit të vizave për kosovarët. Këtë situatë të kosovarëve të izoluar dhe duke emigruar jashtë, Hoxhaj e ka përshkruar si “të burgosur në ishull”. “Arsyeja kryesore është izolimi ynë. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që qytetarët e saj i duhet të pajisen me viza për të hyrë në BE. Kjo na shndërron neve në një ishull, në të cilin të rinjtë po e ndjejnë veten të burgosur”, ka shtuar ai.
Skandali i përgjimeve në Maqedoni, si fyen dhe nënvlerësohen shqiptarët
Skandali i përgjimeve në Maqedoni nuk ka lënë jashtë debatit edhe shqiptaret. Përgjimet së fundi kanë nxjerrë edhe qasjen diskriminuese dhe fyese të krerëve kryesor shtetëror ndaj shqiptarëve në Maqedoni, shkruan agjencia e lajmeve “INA”. Kjo shihet qartë në bisedën midis shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov me drejtuesin e televizionit Sitel, Dragan Pavloviç- Llatas, një antishqiptar i përbetuar. Mijallkov dhe Llatas flasin në mënyrë përbuzëse ndaj shqiptarëve duke i quajtur ‘shiptari’ dhe duke i nënvlerësuar si faktorë i padobishëm në skenën politike.
Paskal Milo i zhgënjyer, paralajmëron Ramën se mund të kthehet në opozitë politike
Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues, nuk e fshehu pakënaqësinë me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se ky zhgënjim mund të kthehet në opozitë politike, indiferencë ose edhe abstenim elektoral. Milo tha se nuk është zbatuar marrëveshja mes tyre dhe PS. Ai tha se do jetë ky forum që do të vendosë nëse mes PDS dhe qeverisë do të vazhdojë bashkëpunimi. “Ka nga ata që me qesëndi mund të thonë po këta çfarë kërkojnë, ne nuk kemi rregulluar akoma me mijëra anëtarë të PS që na kanë mbështetur.
Zgjedhjet vendore do kushtojnë 7.4 miliard lekë, do paguhen afro 40 mijë komisionerë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje strukturën buxhetore për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Gazeta “MAPO” shkruan se ato do kushtojnë 16 milionë lekë më shumë se zgjedhjet parlamentare të 2013. Do paguhen afro 40 mijë komisionerë, ndërsa do prodhohen 6 milionë fletë votimi. Këto zgjedhje do t’u kushtojnë shqiptarëve 743 023 000 lekë. Ky është buxheti që ka miratuar dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përballimin e kostos së zgjedhjeve të ardhshme vendore.