Dosja e Lazaratit, dërgohen për gjykim 30 persona të tjerë. Në total, numri i të pandehurve ka arritur në 86

Në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se Prokuroria ka përfunduar hetimet edhe për grupin e trete te personave te akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme te kultivimit dhe shitjes së lëndevë narkotike në zonën e Lazaratit. Bëhet fjalë për 30 besona, për te cilët se shpejti do të nisë gjykimi. “Vizion Plus” thotë se sipas Prokurorisë nga 30 të pandehurit vetëm 13 prej tyre ndodhen të arrestuar ne burg , 7 të tjerë janë në kërkim, ndërsa 10 persona janë hetuar në gjendje të lirë. Por krahas kultivimit të lëndëve narkotike 30 të pandehurit ndodhen ende nën hetim për pastrim të produkte të veprës penale që do të thotë verifikim i origjinës se pasurisë se tyre nëse ka ardhur nga ky aktivitet. Në total numri i të pandehurve të dërguar për gjykim për dosjen “Lazarati” ka arritur në 86.
l.v
http://vizionplus.al/dosja-e-lazaratit-dergohen-per-gjykim-30-persona-te-tjere/
Add new comment