Paskal Milo i zhgënjyer, paralajmëron Ramën se mund të kthehet në opozitë politike

Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues, nuk e fshehu pakënaqësinë me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se ky zhgënjim mund të kthehet në opozitë politike, indiferencë ose edhe abstenim elektoral. Milo tha se nuk është zbatuar marrëveshja mes tyre dhe PS. Ai tha se do jetë ky forum që do të vendosë nëse mes PDS dhe qeverisë do të vazhdojë bashkëpunimi. “Ka nga ata që me qesëndi mund të thonë po këta çfarë kërkojnë, ne nuk kemi rregulluar akoma me mijëra anëtarë të PS që na kanë mbështetur. U themi këtyre njerëzve: po gabim keni bërë që nuk i punësoni sipas mundësive, aftësive dhe kontributeve. Por kjo është puna e PS dhe qeverisë së saj. Ne vetëm të drejtën tonë kërkojmë, duam zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar. Çfarë qëndrimi do mbajmë? Do të vazhdojmë ta mbështesim? Këtë vendoseni ju, unë po ju paraqes situatën,” tha Milo.
l.v
Comments
Milo fliste me vehte, apo
<p>Milo fliste me vehte, apo kishte edhe ndonje tjeter ne salle?</p>
Add new comment