Arkiv-Lajme

Aksioni i energjisë, televizionet informative evidentojnë rastin e personit që u arrestua sepse rilidhi energjinë për djalin e sëmurë

Postuar në 22 Shkurt, 2015 06:50

Aksioni kundër përfituesve abuzivë të energjisë elektrike vijon të “prodhojë” raste të diskutueshme. Sot televizionet informative, “A1 Report”, “Ora News” dhe “News 24” kanë sjellë në vëmendje të opinionit publik historinë e arrestimit të Naim Dyli nga Shkodra, i arrestuar për lidhje të paligjshme të energjisë. Sikurse raportojnë televizionet, Dyli ka djalin e sëmurë që furnizohet me oksigjen dhe ai ka rilidhur  matësin për të furnizuar me energji elektrike banesën e tij për t’i shpëtuar jetën të birit që si shkak i një krize që atë natë e kishte kapur.

Basha nuk i përgjigjet pyetjes për rikandidimin ndërsa Tabaku thotë se e sheh atë si kryeministër të ardhshëm

Postuar në 22 Shkurt, 2015 05:45

Kandidimi i kreut të opozitës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës mbetet ende i paqartë. Vetë Lulzim Basha ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve për këtë pyetje duke thënë se këtë do ta mësojnë “një herë tjetër”. “Shpresoj në mirëkuptimin tuaj që këtë konferencë për shtyp mos ta bëjmë në këtë gjimnaz që sapo kemi nisur ta rikonstruktojmë, por një herë tjetër” tha Basha ndërsa inspektonte punimet në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeqytet.

Mustafa paralajmëron se do të luftohet monopoli i disa kompanive

Postuar në 22 Shkurt, 2015 04:39

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaron nisjen e një “beteje” kundër monopolit të disa kompanive. “Duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes. Nuk mund të lejojmë që të ngulfaten bizneset e vogla. Atyre do tu hapim mundësi dhe do të krijojmë kushte të barabarta për konkurrencë, nga licencat, doganat, kontrolli i cilësisë, regjimi i çmimeve, sistemi i prokurimit”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Mustafa në “facebook”, raporton “Express”.

Xhelal Mziu jashtë garës për Kamzën?

Postuar në 22 Shkurt, 2015 03:15

Java e ardhshme pritet të jetë një javë përcaktuese për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit për 61 njësitë vendore. Partitë e mazhorancës kanë njoftuar nisjen e negociatave për përzgjedhjen e garuesve, ndërsa ato të opozitës pritet të nisin  llogaritë e tyre për përballjen me kandidatët e mazhorancës.  Gazeta “Shqiptarja.com” paralajmëron surpriza në kampin opozitar sa i përket kandidatëve. Në një artikull të sotëm, kjo gazetë shkruan se për bashkinë e Kamzës (që është edhe një ndër njësitë e mëdha në vend) jashtë garë mund të mbetet kryetari aktual Xhelal Mziu.

Kreu i Bankës Botërore në Kosovë: Ju duhen 65 vite për të arritur nivelet ekonomike të vendeve të BE-së

Postuar në 22 Shkurt, 2015 02:21

Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter-Olters, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se Kosovës do t’i duhen gjashtë dekada për të arritur nivelin mesatar të ekonomisë së vendeve të Bashkimit Evropian. Megjithatë,  “Nëse e marrim mesataren e rritjes ekonomike të Kosovës në vitet e fundit që ka qenë 3.4 për qind dhe recesionin e ekonomisë së vendeve të BE-së prej 0.1 për qind, atëherë Kosovës i duhen 65 vite për të arritur nivelin e ekonomisë që e kanë vendet e BE-së”, ka thënë ai.

Akuzohet se refuzoi deklarimin e pasurisë, Prokuroria çon në gjyq Auron Taren

Postuar në 22 Shkurt, 2015 01:35

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, po përballet me akuzën e “refuzimit për të deklaruar pasurinë”. “Gazeta Shqiptare” shkruan se njësia e specializuar TaskForcë pranë Prokurorisë së Tiranës, përfundoi hetimet dhe i dorëzoi gjykatës dosjen penale ndaj Tares. Ai u kallëzua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për refuzim pasurie. Në fakt, me marrjen e detyrës si zyrtar i lartë publik, ligji e detyronte Taren që të deklaronte pasurinë e tij.

Dëshmorët e Kosovës mund të mbesin pa varre të identifikueshme

Postuar në 22 Shkurt, 2015 01:21

Dëshmorët e Kombit në Kosovë rrezikojnë të mbesin pa varre të identifikueshme. “Zëri” evidenton se  kjo mund të ndodhë nëse institucionet e shtetit nuk veprojnë shpejt. Fotot e publikuara dëshmojnë se në vendin ku janë varrosur 15 vjet më parë, kanë mbetur vetëm dërrasat e kalbura që janë vendosur në vend të altarit, ndërsa varret gati janë bërë rrafsh me tokë. Sipas familjarëve të dëshmorëve, heronjtë e vendit kanë merituar më shumë se një varr.

n.k

Vëllai i Alfred Qefalisë akuzon policinë për dhunë: I kanë thyer një brinjë dhe nuk i kanë dhënë ilaçet. S’ka lidhje me tritolin te farmacia e Tahirit (Video)

Postuar në 21 Shkurt, 2015 15:10

Teksa policia ndodhet nën akuzë për veprime të dhunshme ndaj personave që ndalon, nisur dhe nga rasti më i fundit në Korçë, ku 33 vjeçari Tomi Misha u godit nga dy efektivë të policisë lokale për shkak se ishte në gjendje të dehur, një tjetër dëshmi flet për dhunë këtë radhë brenda qelive të burgut. Është vëllai i Alfred Qefalisë, i arrestuar pak ditë më parë dhe i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Majorit Feka nuk do t’i hiqen Medaljet e Mirënjohjes. Ministria sheh anën njerëzore.

Postuar në 21 Shkurt, 2015 14:24

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zbuloi gjatë interpelencës në parlament për çështjen Feka, sa piloti i regjimentit të Farkës ishte vlerësuar me 5 medalje të shërbimit dhe të karrierës, duke qenë nga të vetmit që ishte trajnuar për pilotimin e helikopterit Cougar. Por implikimi i tij në trafikun ndërkombëtar të drogës çeli edhe debatin mes qeverisë dhe opozitës së sotme mbi mënyrën e gradimit dhe vlerësimit të majorit, ndonëse sipas ministres Kodheli ai kishte thyer disa herë disiplinën ushtarake dhe ishte penalizuar për këtë.

Pas lajmit të miellit-krunde, pason lajmi i qumështit-pluhur në Lushnje. Akuza mbi pronarin e fabrikës “Lufra”...

Postuar në 21 Shkurt, 2015 13:28

Pas lajmit të miellit-krunde që na shërbehet për bukën, ia beh edhe lajmi i qumështit të lopës, që rezulton qumësht pluhur. Bëhet fjalë për një nga fabrikat më të njohura në vend, “Lufra”, e cila siç thuhet përdorte qumësht pluhur. “Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij “Lufra”, shtetasit A.Ndreka.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme