Majorit Feka nuk do t’i hiqen Medaljet e Mirënjohjes. Ministria sheh anën njerëzore.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zbuloi gjatë interpelencës në parlament për çështjen Feka, sa piloti i regjimentit të Farkës ishte vlerësuar me 5 medalje të shërbimit dhe të karrierës, duke qenë nga të vetmit që ishte trajnuar për pilotimin e helikopterit Cougar. Por implikimi i tij në trafikun ndërkombëtar të drogës çeli edhe debatin mes qeverisë dhe opozitës së sotme mbi mënyrën e gradimit dhe vlerësimit të majorit, ndonëse sipas ministres Kodheli ai kishte thyer disa herë disiplinën ushtarake dhe ishte penalizuar për këtë. Megjithatë majorit Feka nuk do t’i preken medaljet që ka marrë. Burime nga Shtabi i Përgjithshëm thanë për ResPublica se Ministria e Mbrojtjes nuk do t’ia heqë medaljet Sokol Fekës për arsye njerëzore dhe për faktin se janë pa kosto financiare për shtetin. Major Feka humbi jetën pas rrëzimit të një helikopteri që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës. Ai rezultoi të kishte dalë jashtë vendit pa marrë lejen përkatëse nga autoritetet ushtarake.
l.m
Add new comment