Arkiv-Lajme
"TEC Vlora", 100 milionë euro për të mbetur jashtë pune. Bllokimi i garancisë 20 milionë euro nga shteti shqiptar, humbja e arbitrimit, gjyqi në arbitrazh ndërkombëtar dhe një prokurim tjetër për të rregulluar një defekt që zgjat 4 vjet
Para tri ditësh, drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja, ishte i pranishëm në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u pyet nga deputetët edhe për faktin se përse ende nuk është vënë në punë Termocentrali i Vlorës. Hetoja u përgjigj se “po bëhet një studim për të mundësuar funksionimin e këtij investimi përmes përdorimit të gazit”( http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=293386).
Arroganca e kryeministrit shqiptar në korridoret e Brukselit. Gazetarja Zykaj: Rama më ofendoi (video)
Korrespondentja e TV Klan në Bruksel, Erisa Zykaj, ka përcjellë shqetësimin se është ofenduar nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel. Çdo gjë ka ndodhur pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, kur korrespondentja Erisa Zykaj e pyeti Ramën, por ky i fundit i tha se duhej të merrte leksione në anglisht, pasi nuk e kishte kuptuar mirë çfarë ishte thënë në konferencë.
Alarm për sigurinë ushqimore, tregtarët abuzojnë duke shitur produkte jo cilësore
Siguria ushqimore në Shqipëri është në pikëpyetje. Rastet e kapura nga autoriteti kombëtar i ushqimit ditët e fundit, flasin për një abuzim të ri të tregtarëve të cilët përpiqen të fitojnë duke shitur produkte jo cilësore. Në një intervistë të transmetuar nga “Vizion Plus”, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Afrim Bakaj thotë se vetëm në vitin 2014-të janë vendosur 353 gjoba, ndërkohë që problem mbetet mungesa e bashkëpunimit të pushtetit vendor. Për të thelbësore është që policia bashkiake të mos lejojë tregtimin e ushqimeve në rrugë.
Mynih/ Një tjetër diktator del në skenë, “Mein Kampf” do të botohet me shpjegime
Instituti gjerman i Historisë Bashkëkohore në Mynih njoftoi planet për të botuar, me shpjegime, librin e ish-diktatorit nazist Adolf Hitler ”Mein Kampf” (Lufta ime, në janar të vitit 2016). Në fund të këtij viti, 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe vdekjes së Hitlerit, skadon e drejta e autorit të këtij libri, botuar dikur nga shtëpia botuese ”Franz Eher Verlag”. “Botimi i ri do të ketë dy volume dhe mbi 2000 faqe”, tha zëvendësdrejtori i këtij instituti, Magnus Brechtken. “Nga këto, 780 faqe do të jenë nga origjinali me 27 kapituj i librit propagandistik të Hitlerit.
Opozita protestë në ditën e rrëzimit të shtatores së Hoxhës. Basha: Rama‐Meta, qeveri neohoxhiste
Grupimi “Dhjetori ‘90″, nën moton “Stop rilindjes së mitit të diktaturës”, organizoi protesta në sheshin ku ka qenë busti i diktatorit Enver Hoxha, 24 vite pas rrëzimit të tij. Në këtë aktivitet foli kreu i PDsë Lulzim Basha, i cili në fjalën e tij shprehu nderim për ata që kontribuan në rrëzimin e atij që ai e quajti simboli i diktatorit më të egër të historisë.
Shpërthimet me tritol në kryeqytet, Llalla përuron ambientet e reja të Prokurorisë së Shkodrës dhe deklaron: Hetimet janë drejt fundit
Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Shkodra ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë përfundime konkrete nga hetimet për shpërthimet me tritol në kryeqytet. “Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijon hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin”, tha Adriatik Llalla nga Shkodra.
Nënshkruhet kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë 2015. Kumbaro dhe Shala: Do jetë edhe më i mirë se 2014-ta
Agjensia Telegrafike Shqiptare bën të ditur se ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe ministri i Kulturës i Kosovës, Kujtim Shala, nënshkruan sot në Prishtinë, kalendarin e përbashkët kulturor mes Kosovës e Shqipërisë për vitin 2015. “Unë jam besimplotë që kalendari 2015 do jetë edhe më i mirë se 2014-ta”, deklaroi ministrja Kumbaro e pyetur nga ATSH, ndërsa minsitri Shala i pyetur po ashtu u shpreh se kjo do ishte edhe përgjigja e tij.
Topi sulmon ashpër Berishën: "Mos i besoni atyre që për 25 vite ishin sekretarë partie të Enverit. Ka bërë Parlamentin çorap"
Në ditën e rënies së bustit të Enverit, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i kërkon brezit të ri të marrë në dorë fatet e veta dhe jo të varet nga klasa aktuale politike. Gjatë një takimi me të rinjtë, Topi iu referua ish-kryeministrit Berisha, megjithëse nuk ia përmendi emrin, për të thënë se nuk duhet t’u besohet njerëzve si ai, që ka shërbyer për 25 vite si sekretar partie i Enver Hoxhës. “Mos prisni asnjë dhuratë nga liderët prepotentë të partive, mos u përdorni për qëllimet e tyre.
Presidenti uron homologun e sapozgjedhur të Greqisë, Pavlopoulos, mbiemri i të cilit në mesazhin e botuar në faqen zyrtare të Presidencës, del Stavropoulos
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar sot një mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos. Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, vërehet edhe një gabim në emrin e Presidentit grek, që në tekst thirret me mbiemrin Stavropoulos. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani uron Presidentin e ri të Republikës Greke, Prokopis Stavropoulos nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, në të cilin thuhet: “Shkëlqesia Juaj…
Dule: Në kohë krizash, të shohim mundësitë si të ndërlidhemi ekonomikisht me vendet e tjera
Në konferencën “Mbikqyrja parlamentare e buxheteve”, mbajtur sot në Tiranë me ekspertë të fushës dhe specialistë të organizatave të huaja në vend, Vangjel Dule, N/Kryetari i Kuvendit, ka theksuar se: “Në kohë krizash globale, vendi duhet të kërkojë mundësi për të ecur përpara jo i veçuar, por i ndërlidhur ekonomikisht me vendet e tjera. “Duhet të vihemi në lëvizje” tha Dule, “të veprojmë nëpërmjet buxheteve; nëpërmjet parlamenteve tona dhe nëpërmjet lehtësirave fiskale”.