Topi sulmon ashpër Berishën: "Mos i besoni atyre që për 25 vite ishin sekretarë partie të Enverit. Ka bërë Parlamentin çorap"

Në ditën e rënies së bustit të Enverit, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i kërkon brezit të ri të marrë në dorë fatet e veta dhe jo të varet nga klasa aktuale politike. Gjatë një takimi me të rinjtë, Topi iu referua ish-kryeministrit Berisha, megjithëse nuk ia përmendi emrin, për të thënë se nuk duhet t’u besohet njerëzve si ai, që ka shërbyer për 25 vite si sekretar partie i Enver Hoxhës. “Mos prisni asnjë dhuratë nga liderët prepotentë të partive, mos u përdorni për qëllimet e tyre. Mos prisni që kjo dhuratë t’u vijë nga ata të cilët, persona të veçantë shërbyen 25 vjet si sekretarë partie të Enver Hoxhës dhe 25 vjet si diktatorë. Kudo mund të ketë apati, mund të ketë frikë, madje kam parë edhe akademikë mjeranë që i janë nënshtruar presioneve të liderëve politike, por nuk mund të jenë intelektualë”, tha Topi. Sipas tij: “Nëse do vijnë gjërat realisht për të ndryshuar në këtë vend, nuk do vijnë nga njerëz frikacakë. Në institucione është e vështirë që njerëzit të jenë vetvetja. Disa pasurohen në mënyrë përrallore, pjesa më e madhe vjen dhe varfërohet”. Ish-presidenti i ardhur nga Partia Demokratike nuk është ndalur këtu, por i është referuar edhe seancave të Kuvendit, ku Berisha në disa mbledhje rresht ka folur shumë herë. “Në Parlament është një ngatërrestar që e merr fjalën dhe nuk lë të tjerët të flasin. Është një njeri atje që e ka bërë çorap dhe vazhdon ta bëjë çorap. Unë nuk e di si ndihen të tjerët në grupin e tij, janë njerëz inferior. Ata kanë konformistë sepse kanë frikë, por unë nuk e di çfarë frike kanë. Ai është një parlament që nuk bën ligje”, theksoi kreu i FRD-së.
l.v
Comments
Po pse mo ti besojme kur ju i
<p>Po pse mo ti besojme kur ju i besuat dhe u bere president</p>
Add new comment