Arkiv-Lajme
Drogë, paga të mira dhe karrierë. Ja se si ISIS e menaxhon ushtrinë e tij
100 dollarë në ditë për të luftuar të paktën 16 orë. Sa më shumë të “mbjellin” terror, aq më shumë i paguan organizata. “Tgcom.it” publikon sot një raport lidhur me joshjen që organizata islamike operon me rekrutimin e ushtarëve të rinj. Përtej ekzekutimeve publike, videove horror dhe kërcënimeve ndaj Perëndimit, struktura e brendshme e Shtetit Islamik ka dhe një anë tjetër të medaljes. Hierarkitë dhe rregullat që po dalin në pah rreth burimeve të antiterrorizmit mes Sirisë dhe Irakut paraqesin fakte tronditëse.
“Urdhri i Mjekut”, Abazaj: Testimi i mjekëve është i jashtëligjshëm, do ta çojmë çështjen në gjykatë
“Jemi të vendosur! Do të ndjekim çdo hallkë ligjore për të ndaluar testimin ndaj mjekëve”. Kjo është deklarata që presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj, bën pas afrimit të nismës që do të ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë ndaj bluzave të bardha. “Balkanweb” boton mesazhin e tij, ku Abazaj thekson se çështja do të çohet në gjykatë, pasi procesi i vlerësimit të aftësive të mjekëve sipas tyre është antiligjor. “Aktualisht po presim që Ministria e Shëndetësisë të reflektojë dhe të tërhiqet nga nisma antiligjore e testimit të mjekëve.
Një dëshmi e Fatos Lubonjës për rrahjen e Edi Ramës në vitin 1997: E gjeta me hundë të thyer
Gazeta “Panorama” në shtypin e sotëm boton kujtimet e publicistit dhe shkrimtarit të njohur Fatos Lubonja, pjesë të librin të tij “Nëntëdhjeteshtata apokalipsi i rremë”. Në këtë botim Lubonja risjell në vëmendje ngjarjen e vitit ’97 kur Edi Rama dhe miku i tij Vladimir Myrtezai u goditën nga dy persona të maskuar me doreza hekuri.
Të Paekspozuarit/Parkingjet në Tiranë, pse u tërhoq Bashkia për t’i dhënë me koncesion. Eksperti Çeliku: “Nuk nevojitet. Aktiviteti është shërbim, jo prodhim”
Emisioni “Të Paekspozuarit” në “OraNews” ka trajtuar mbrëmjen e së enjtes, temën e parkimeve publike në Tiranë, për të cilat Bashkia propozoi të jepeshin me koncesion te kompani private, por që më pas u tërhoq nga ky propozim. Në materialin filmik të emisionit, eksperti Sadedin Çeliku vuri në dyshim procedurën e koncesionit. Sipas tij nuk duhet përdorur kjo procedurë për një aktivitet që nuk është prodhim, por shërbim. Pse Bashkia nuk menaxhon parkingjet publike, ishte pyetja e tij.
Bruksel/ Takimi i Eurogrupit, shenja pozitive për zgjatjen e huasë greke
Në Bruksel takimi i Eurogrupit, do të diskutohet kërkesa e Greqisë për zgjatjen e marrëveshjes së huasë. Agjensia “ANA-MPA” shkruan se siç bëhet e ditur nga Uashingtoni, në takimin e ministrave të Financave të eurozonës do të marrë pjesë edhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde. “Gjithësesi, me shenja pozitive kanë përfunduar dje në mbrëmje vonë punimet e Euro Working Group, ku u shqyrtua kërkesa e qeverisë greke”, thanë burime diplomatike që kërkuan të mos identifikoheshin.
Astrit Hatellari, njeriu që i vuri lakun monumentit të Enver Hoxhës, dorëzon medaljen “Pishtar i Demokracisë”: Kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam
“Gazeta Shqiptare” sot ka botuar një intervistë me Astrit Hatellarin njeriun që sipas “GSH” në një momenti kyç në historinë e Shqipërisë, ka qenë aktor kryesor, pasi ka vendosur të ndërmarrë një veprim kurajoz. Është njeriu që 24 vite më parë, në 20 shkurt 1991, i vuri lakun te dora e pasme monumentit të Enver Hoxhës. Gazetarja Rezarta Delisula që ka realizuar dhe intervistën shkruan se 56 vjeçari është një burrë energjik, që flet qetë e nuk shan, edhe pse jeta e ka përballur me llojlloj sfidash.
“Koha Ditore”: Gjykata Speciale në Kosovë, një shtet më vete
“Koha Ditore” shkruan sot se Gjykata Speciale vetëm formalisht do të jetë e Kosovës, por ajo do të funksionojë paralelisht sistemit vendës të drejtësisë dhe e gjitha do të jetë e karakterit ndërkombëtar. “Koha Ditore” shkruan gjithashtu se ajo nuk do të punojë në bazë të Ligjit për Gjykata, por do të mbështetet në një ligj të veçantë – atë për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar. Pikërisht ky ligj dhe amendamentet kushtetuese që është paraparë të miratohen para tij, e strukturojnë Specialen si mekanizëm më vete.
Obama në takimin kundër ekstremizmit: Terroristët përdorin Islamin si justifikim për dhunën
Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se çdo pretendim nga grupet terroriste se vendet perëndimore janë duke zhvilluar luftë kundër Islamit, është një “gënjeshtër e shëmtuar”. Në fjalimin që mbajti në Uashington në takimin e organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjen ndërkombëtare kundër terrorizmit, zoti Obama u zotua për një luftë të papajtueshme kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste. Ai e hodhi poshtë idenë se vendet perëndimore të krishtera dhe shteti hebraik janë duke zhvilluar luftë kundër myslimanëve.
Presidenti konfirmon telefonatë "fyese dhe të papranueshme" nga kryeminìstri për çështjen "Zhiti"
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka bërë publike një detaj nga negociatat që ka zhvilluar me kryeministrin Rama për çështjen e emërimit të ambasadorëve. Gjatë një intervistë në emisionin "Top Story", kreu i shtetit zbuloi se kishte marrë një telefonatë tejet nervoze nga kryeministri Rama për mosdekretimin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.
INTERVISTA/ Bujar Kore, operatori i mirënjohur i TVSH rrëfen 20 shkurtin 1991. Drejtoria na urdhëroi: “Shkoni të xhironi rrëzimin e Enver Hoxhës”
Leonard Veizi